TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Shkurt 2026, 13:26

Edi Rama në gjunjë para mafies së basteve e kanabisit; licencat nuk do jepen deri në fund të vitit 2027

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama në gjunjë para mafies së basteve e kanabisit; licencat
Edi Rama /

Ligjet për bastet online dhe kultivimin e kanabisit kanë hyrë në fuqi prej vitit 2023–2024, por mungesa e akteve nënligjore ka bllokuar procesin e licencimit...

Parlamenti miratoi ligjet për legalizimin e basteve online dhe kultivimit të kanabisit me synim formalizimin e tregut dhe rritjen e të ardhurave buxhetore. Megjithatë, ministritë përgjegjëse nuk kanë nxjerrë aktet nënligjore brenda afateve të përcaktuara, duke vonuar dhënien e licencave. Ndërkohë, komisionet përkatëse janë krijuar dhe kanë zhvilluar mbledhje të paguara, por pa hapur proceset e aplikimit. Situata ka ngritur debate mbi zbatimin e ligjit dhe mbi ndikimin e kësaj vonese në aktivitetet e palicencuara dhe në të ardhurat e shtetit.

Në Shqipëri janë dy biznese ilegale: bastet online dhe kanabiisi, që ushtrohen si aktivitet nga grupet kriminale të lidhura me kupolën e qeverisë, dhe për rrjedhojë, janë të paprekshëm nga policia.

Për legalizimin e tyre, parlamenti, ka miratuar dy ligje të veçanta që në vitet 2023-2024, me qëllim ndërprerjen veprimtarive kriminale dhe sigurimin e të ardhurave për buxhetin e shtetit.

Por kryeministri Edi Rama, prej 3 vitesh nëpërmjet ish-Ministres së Financave Anila Denaj, ish-Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu dhe tashmë prej ministrave Petrit Malaj e Evis Sala, nuk po lejon nxjerrjen e akteve nënligjore dhe dhënien e licencave për bastet e kanabasin.

Më 1 prill 2024, hyri në fuqi ligji për lejimin e basteve online, sipas të cilit, ministria e Financave, duhej të kishte nxjerrë aktet nënligjore brenda korrikut 2024 e t’i paraqiste në qeveri.

Brenda  muajit shtator 2024, aktet duhej t’i miratonte qeveria, ndërsa ministria e Financave, si dikaster përgjegjës, brenda muajit tetor të atij viti, duhej të kishte përzgjedhur dhe pajisur 10 kompani me licenca për aktivitetin e basteve online.

Më 21 korrik 2023, hyri në fuqi ligji për lejimin e kultivimit të kanabisit, në të cilin thuhet se, ministria e Shëndetësisë, duhej të kishte nxjerrë aktet nën ligjore e t’i kishte dorëzuar në qeveri për miratim brenda muajit tetor 2023, ndërsa brenda muajit dhjetor të jepeshin licencat.

Më 22 maj 2024, pa u miratuar aktet nënligjore, kryeministri Edi Rama firmosi tre vendime: një për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Kanabisit, ndërsa dy vendime për krijimin e komisioneve që do licencojnë bastet online dhe aktivitetin e kanabisit.

Komisioni për licencimin e kompanive të basteve, përbëhet nga Ministri i Financave, 1 përfaqësues nga ministria i Ekonomi-Inovacionit, 1 nga ministria i Shendetësisë e Çështjeve Sociale dhe 1 nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Komisioni i licencimit të kanabisit, përbëhet nga ministri i Shëndetësisë e 2 vartës të tij, 1 nga ministria e Brendshme, 2 nga ministria e Bujqësisë dhe 1 nga Ministri i Ekonomi-Inovacionit.

Anëtarët e dy komisioneve të licencimit të basteve e kanabisit, paguhen nga 300 Euro bonus për çdo mbledhje, në total 12 mbledhje në vit, ndërsa kryetarët me 350 Euro; dhe sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, kanë deklaruar se kanë bërë çdo muaj e marrin pagesat.

Por prej vitit 2024, nuk kanë hapur garat e licencimit të kompanive, sepse ministri i Financave dhe ministri i Shëndetësisë, nuk kanë nxjerrë aktet nënligjore, duke lënë terren të lirë për aktivitetet kriminale të basteve e kanabisit.

Që nuk po zbatojnë ligjet për licencat, nuk besohet që ministrat ta bëjnë pa urdhërin e kryeministrit Edi Rama, kur dihet që me një fjalë të tij, ata kanë firmosur afera të paligjshme.

Nëse Edi Rama, nuk është nën presionin e mafies së basteve online dhe mafies së kanabisit; atëherë është bashkëpunëtor me ta, për të lejuar këto aktivitete ilegale, të cilat po kryhen hapur të pa prekur nga policia e shtetit.

Grupet kriminale të lidhura me kupolën e pushtetit dhe të policisë së shtetit, ushtrojë aktivitet bastesh pa licenca; e po kështu, ato të kanabisit, prej të cilave, nëse do ishin licencuar kompanitë, buxheti i shtetit do përfitonte 110 milionë Euro në vit.

Informacione konfidenciale nga ministria e Financave dhe ministria e Shëndetësisë, thonë se me urdhër verbal të Edi Ramës, licencat për bastet e kanabisin, nuk do jepen deri në fund të vitit 2027, pra, deri atëherë do ushtrojnë aktivitet ilegal.  

Është folur shpesh, që në biznesin e basteve ilegale është i përfshirë Olsi Rama dhe grupet pranë tij e pranë disa ministrave; ndërsa në aktivitetin ilegal të kanabisit, flitet se është i përfshirë Tomë Doshi e disa grupe të tjera kriminale, që janë lidhje të errëta të Edi Ramës./Pamfleti

 

edi rama në gjunjë bastet kanabisi

1 Komente

  1. E
    Era

    Hyp se te vrava, zhdryp se te vrava. Edi prape sulmohet ndonese ai i ka ndaluar keto sidomos bastet kur ishin bere si kepurdha ne cdo qoshe dhe familjet po shkaterroheshin cdo dite. Uroj qe ligji per bastet te mos zbatohet dhe te anulohet.

    Lini një Përgjigje