TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia25 Dhjetor 2025, 16:35

Ligji amerikan që fundos Berishën, SHBA nuk lejon të pastrohet emri i “non grata”-ve

Shkruar nga Pamfleti
Ligji amerikan që fundos Berishën, SHBA nuk lejon të pastrohet
Berisha "non grata"

Akti i ri i Mbrojtjes Kombëtare i nënshkruar nga Presidenti Trump zyrtarizon qëndrimin e SHBA kundër korrupsionit në Ballkan, duke e bërë të pamundur heqjen e sanksioneve ndaj individëve të shpallur “non grata”...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, firmosi pak ditw mw parw Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026, një dokument strategjik me vlerë rreth 1 trilion dollarë, që jo vetëm përcakton prioritetet ushtarake dhe gjeopolitike të Uashingtonit, por vendos edhe një kornizë të hekurt për qëndrimin e SHBA ndaj korrupsionit dhe destabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë kyçe e këtij akti janë rikonfirmimi dhe forcimi i sanksioneve të vendosura ndaj individëve të shpallur "non grata", duke përfshirë edhe shqiptarët që ndodhen në këtë listë, si Sali Berisha.

Sipas dokumentit, çdo person që është sanksionuar sipas Urdhrave Ekzekutivë 13219 dhe 14033 (dy urdhra të Joe Biden) do të mbetet në atë status, me përjashtime tepër të kufizuara. Në mënyrë eksplicite, Akti përcakton se sanksionet mbeten në fuqi dhe nuk mund të ndërpriten apo modifikohen, përveçse nëse Presidenti i SHBA-së provon para Kongresit se personi i sanksionuar ka ndalur tërësisht aktivitetin që çoi në ndëshkim, ka ndërmarrë hapa të verifikueshëm për t'u distancuar prej tij, dhe se ekziston garanci e besueshme që nuk do të angazhohet më në veprime të ngjashme në të ardhmen. Ky kriter e bën pothuajse të pamundur që individë si Sali Berisha të çlirohen nga ndëshkimi, duke pasur parasysh refuzimin e tyre publik për të pranuar akuzat dhe për të bashkëpunuar me institucionet amerikane.

Lobimet e forta politike në Uashington për të kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Berishës, të cilat janë zhvilluar në heshtje nga grupe dhe individë të lidhur me të, tashmë bien ndesh me ligjin federal. Akti i ri e bën të qartë se çdo përpjekje për të ndikuar në heqjen e sanksioneve pa verifikim të plotë, do të konsiderohet e pavlefshme. Gjithashtu, për çdo heqje dorë të përkohshme nga një sanksion, Presidenti duhet të japë njoftim zyrtar dhe arsyetim të detajuar në Kongres, të paktën 15 ditë përpara aplikimit, dhe për një periudhë që nuk i kalon 180 ditë.

Përtej sanksioneve, akti i ri përmban edhe një Iniciativë të zgjeruar kundër korrupsionit në Ballkan, e cila fokusohet në ndihmë teknike, trajnime për sistemin gjyqësor dhe organet e zbatimit të ligjit, si dhe në forcimin e institucioneve të mbikëqyrjes dhe transparencës. Në mënyrë të veçantë, SHBA kërkon të godasë korrupsionin politik në gjykata, në prokurime publike dhe në proceset zgjedhore. Plani përfshin përfshirjen e vendeve të Ballkanit në Iniciativën Evropiane të Rezistencës Demokratike, një platformë që parashikon fonde dhe asistencë për luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e mediave të pavarura.

Në mënyrë simbolike, ky akt i fuqishëm politik dhe ligjor konfirmon qëndrimin e prerë të SHBA ndaj figurave që konsiderohen të dëmshme për stabilitetin rajonal. Rasti i Sali Berishës mbetet emblemë e këtij pozicioni. Me këtë ligj, çdo tentativë për të “larë” emrin e tij përmes manovrave politike, qoftë në Shqipëri apo në Uashington, bie poshtë. SHBA e konsideron Ballkanin një zonë kritike për influencën demokratike dhe ka vendosur të mos tolerojë më kompromis me korrupsionin e lartë, qoftë edhe me çmimin e tensioneve diplomatike.

Në përfundim, Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026 është një mesazh i qartë për liderët e korruptuar në rajon: SHBA nuk tërhiqet, nuk harron dhe nuk fal pa prova konkrete. Për Sali Berishën dhe të tjerë si ai, dritarja e shpresës për heqjen e sanksioneve jo vetëm që është mbyllur, por është blinduar me ligj. /Pamfleti

shba berisha non grata

9 Komente

  1. T
    Tironci

    I iken per lesh monstres non grata ato miliona dollare qe hodhi per Lacivitan dhe ate tjetrin Manafort. Deri tani ka hedhur kot rreth 3 milione dollare. Duke e ditur kotesine e kesaj perpjekje idiote non grata ose familja kriminale u kujdes qe te bente nje kontrate qe secila pale mund te anullonte dhe te terrhiqej ne menyre qe te shpetonte cfare te mundej po qe se non grata nuk i hiqej prandaj pagesa me kontrate u shpernda ne kohe ne disa vite me pagese mujore. Nuk do merret vesh tani por do te degjoni me vone qe monstra e anulloi kontraten per kohen e mbetur.

    1. A
      Arti

      Thuhet se Saliu, Likja dhe Edi kane pasuri rreth 1 miliard dollare secili. Keshtu qe fatkeqesisht, 3 milion apo dhe me shume jane nje qime floku per hajdutet tane me kollare. :(

    2. A
      Arben

      Se ka problem se i iken per lesh dollaret, se mos ka heq keq me i fitu. Sa te jete gjalle ky nuk ka opozite te Shqiperi. Nuk ka pasues i dogji te gjithe lideret e PD,me Eduart Selam,Sokol Olldash,Arben Imam, me Lulzim Bashe,etj. Fatkeqesisht do dalin ne skena njerez te tipit Llapaj,Kelliqi, Shabani e Malltezi.

      1. X
        Xoni

        Shume drejt shoku, ndaj te njejtin mendim si Demokrat i vjeter!

      2. D
        Donbole Trapi

        Edhe Dodik ishte vertete i pakorruptuar,prandaj i'a hoqi Trapi 'non grata'-en.

        1. B
          Bureto

          Nëse nuk e ke lexuar, lexoje edhe njëherë shkrimin. Aty shkruhet se si edhe mund të hiqet sanksioni nga Presidenti me miratim të Kongresit, nëse plotësohen disa nga kushtet, të cilat janë të renditura aty. Dedik, ka plotësuar dy më të rëndësishmet prej tyre. Duhet kujtuar se Dodik ishte sanksionuar nga dep. i Thesarit dhe jo nga DASH, Dep. i Shtetit si Salj Berishës, për më tepër familiarisht, pra shumë më i rëndë.

        2. .
          ...

          Te dhjefsha drejtesine e ketij vendi qe ben sikur s'pa e s'degjoi gje. Gjyqi amerikan e shpall fajtor Zenin per Gerdecin, kurse kera larot mezi guxojne ti permendin edhe emrin

          1. Y
            Ylli

            Sa të jetë Sali berisha ke PD Edi Rama bën kokrrën e qejfit Se ashtu don edhe Berisha

            1. Y
              Ylli

              Saliu edi por halli e bën të mos largohet Nuk di pse drejtësia nuk bën punën e vet

              Lini një Përgjigje