TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Dhjetor 2025, 16:03

Emrat/ Rrjeti mafioz shtet- privat, që lejon aktivitetin kriminal nëpërmjet Portit Detar të Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Rrjeti mafioz shtet- privat, që lejon aktivitetin kriminal
Porti i Durrësit /

Prej dy vitesh, në Portin e Durrësit nuk kapet drogë, armë, mallra kontrabandë, para cash apo persona në kërkim, sepse këto aktivitete lejohen nga një rrjet mafioz shtet–privat, që kupola qeveritare dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me grupet mafioze, e krijuan nëpërmjet ish-drejtorit të Portit, Pirro Vengu.

Por aksionet e SPAK-ut me homologët e BE-së, raportet e Antimafias Italiane, DEA-s, EUROPOL-it dhe EUROJUST-it, kanë zbuluar trafik droge, armësh, transferta parash ilegale dhe kalim personash në kërkim, të cilat janë lejuar nga shërbimet e kontrollit dhe sigurisë së Portit, si dhe nga Policia e Shtetit.

Shefat që kanë lejuar dhe lejojnë aktivitetin kriminal

Gerti Gega, ish-shef operacionesh dhe tashmë Drejtor Operacional në Portin e Durrësit, ka zëvendësuar djalin e tezes së Pirro Vengut, Andrea Shllakun, i cili ishte edhe anëtar bordi i kompanisë “Alabbar”; ndërsa më 19 dhjetor 2025, Edi Rama e emëroi zv/ministër të Mbrojtjes.

Urim Nela, ish-drejtor i Divizionit Operacional në Portin e Durrësit, u shkarkua me kërkesë të partnerëve të huaj për lejim të trafiqeve dhe kontrabandës; aktualisht është shef sektori në këtë drejtori.

Aleks Marku, ish-drejtor i Divizionit Ligjor dhe Administratës së Portit Detar, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ende nuk është zëvendësuar në port.

Alket Malo, ish-drejtor i Divizionit të Financës dhe Marrëdhënieve Tregtare, u shkarkua me kërkesë të partnerëve të huaj për lejim të trafiqeve dhe kontrabandës në bashkëpunim me kompani private; aktualisht është në këtë sektor dhe ish-anëtar bordi i kompanisë “Alabbar”.

Anisa Hoxha, ish-drejtoreshë e Divizionit të Financës dhe Marrëdhënieve Tregtare, tashmë Drejtoreshë Kabineti e ministrit Pirro Vengu, është zëvendësuar nga Donjet Zeneli, sekser i Pirro Vengut në ujdi me kompanitë private që operojnë në Portin Detar.

Alfred Velaj, Drejtor i Forcës së Sigurisë Portuale, i besuar i Pirro Vengut, është skeduar në raportet e DEA-s, FBI-së, SHISH-it, Antimafias Italiane dhe Policisë së Shtetit për lejim trafiqesh, kontrabande dhe kalim personash në kërkim, por mbetet i paprekshëm.

Rafaelo Rexho, Drejtor Teknik në Portin e Durrësit, është përdorur për abuzime të gatishmërisë logjistike si pjesë e grupeve të trafikut të drogës dhe është anëtar bordi i kompanisë “Alabbar”.

Bordi i Portit Detar, mbulesa e punëve të pista

Ami Kozeli – Kryetar, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Genci Gjonçaj – Zv/Kryetar, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Alkida Llakaj – Anëtare, përfaqësuese e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit
Elisabeta Mataj – Anëtare, përfaqësuese e Prefekturës së Durrësit
Serian Mazrreku – Anëtar, përfaqësues i Bashkisë së Durrësit
Genc Mata – Anëtar, përfaqësues i kompanive private që ushtrojnë aktivitet në Portin e Durrësit
Bruna Cene – Anëtare, përfaqësuese e kompanive private që ushtrojnë aktivitet në Portin e Durrësit
Drejtorët që krijojnë kushtet për punët e pista
Indrit Gjoka, Drejtor i Menaxhimit, Shërbimeve dhe Infrastrukturës Portuale, ish-kandidat i PS-së për deputet në Durrës më 11 maj 2025 dhe anëtar bordi i kompanisë së kullave “Alabbar”.

Ermal Lila, Shef i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, ish-zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Kukës dhe ish-shef i Komisariatit të Policisë Durrës; i skeduar për bashkëpunim me trafikantë, kontrabandistë dhe persona në kërkim.

Taulant Allka, Drejtor i Kapitenerisë, i skeduar për bashkëpunim me trafikantë dhe kontrabandistë.

Denis Shabani, Drejtor i Doganës Durrës, i skeduar si mbështetës i grupeve të kontrabandës dhe trafikantëve, si dhe dekonspirues aksionesh në Portin e Durrësit; bashkëshort i Mimoza Kaçit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe i besuar i kryedoganierit Gent Gazheli.

Afrim Bakaj, Drejtor i Regjistrit Detar, “ushtar” i trafikantëve të drogës, armëve dhe kontrabandës, në bashkëpunim me pronarët e mjeteve lundruese që kalojnë përmes Portit Detar.

Kompani private të lidhura me rrjetin kriminal

Në Portin e Durrësit operojnë disa kompani private shqiptare dhe të huaja që kryejnë dhe kontrollojnë aktivitetin doganor, ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe menaxhimin e pasagjerëve, konkretisht:
“Alb Connection”, “Algas”, “Alba Driver”, “Bord Omerxhim”, “Proteus Company”, “Redi”, “ASC”, “Egnatia”, “MSC”, “CMA CGM”, “MSD Levant Shipping SL”, “Pelikan”, “Hapag Lloyd 2”, “Cosco”, “Express Feeder”, “Shipchandler”, “Container Full Service Albania”, “L&F Albdurrazo Shipping”, “Pastrimi Detar”, etj.

Po ashtu, agjenci terminalesh dhe doganore, pjesë e strukturës së aktivitetit kriminal në Portin e Durrësit, për të cilat do të flasim në vijim./Pamfleti

 

porti i durrësit rrejti mafioz shtet-privat

2 Komente

  1. A
    ASPAK

    Kam kuriozitetin tim: Operatori maltez u përjashtua nga porti pa asnjë arsye të bazuar. Ky veprim i papritur më shtoi dyshimet në terminalin e kontejnerëve. Të gjitha shtetet punojnë përmes operatorëve me përvojë, këtu, APD e merr përsëri për të operuar vetë! Pse?

    1. P
      Parku Rinia

      https://www.infrastruktura.gov.al/zevendesminister-ami-kozeli/

      Lini një Përgjigje