TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Mars 2025, 10:27

Edi Rama, Dajlan Avdia dhe Andrea Çaushi; pakti për ‘Kalanë e Lëkurësit’

Shkruar nga Pamfleti

 Edi Rama, Dajlan Avdia dhe Andrea Çaushi; pakti për

Si e përdori Babloku trafikantin Andrea Çaushi, për të mbajtur të “pushtuar” Kalanë e Lëkursit?

Në muajin korrik 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për projektin e resortit rezidencial me pallate, vila dhe hotele buzë detit te zona e Kalasë së Lëkurësit në Sarandë, për kompaninë “TDT&Partners” të mafiozit Dajlan Avdia, mik i Edi Ramës dhe ndërtues i kullës pranë Sahatit e disa kullave në qendër të Tiranës dhe bosi i kompanisë së bixhozit “APEX”.

Ky resort me vlerë investimi 500 milionë Euro ilegale, përfshin sipërfaqen 68 hektarë tokë shtetërore buzë detit, por brenda sipërfaqes së këtij resorti janë dhe 3.3 hektarë tokë, që krye-bashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ia grabiti shtetit me dokumente false, ndërsa 4 muaj para lejes së resortit ia shiti mafiozit Dajlan Avdia me 3.7 milionë Euro.

Edi Rama, Dajlan Avdia dhe Andrea Çaushi; pakti për

Në muajin janar 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit, me urdhër të Bablokut që është kryetar i lejeve e kryeministër, ka futur edhe territorin e Kalasë së Lëkurësit brenda projektit të resortit, duke e justifikuar si atraksion historik në funksion të investimit.

Prej muajit prill 2017, Kalanë e Lëkurësit me 7 ndërtesat e 3250 m2 jashtë saj, i shfrytëzon krye-trafikanti Andrea Çaushi alias Renato Çaushi nga Tepelena, ndërsa më parë e shfrytëzonin djali dhe nipi i Vangjel Tavos, të cilët ia dhanë si gjoja konvertim i një borxhi 1.5 milionë Euro.

Në skenarin e Bablokut, për t’i dhënë mikut të tij Daljan Avdia Kalanë e Lëkurësit, është përdorur krye-trafikanti Andrea Çaushi, zaptuesi dhe shfrytëzuesi për biznes i kësaj kalaje.

Në datën 24 gusht 2023, kur kryeministri Edi Rama ishte me pushime verore, ka firmosur një vendim qeverie emergjence, me Nr. 501 e hyrje në fuqi menjëherë, që Kalaja e Lëkurësit në Sarandë si pronë shteti, t’i hiqej përdoruesit privat dhe t’i rikthehej në administrim Ministrisë Kulturës, ndërsa QKB e Tatimet të bllokonin lejen dhe aktivitetin e biznesit.

Por krye-trafikanti Andrea Çaushi po e mban të “pushtuar” Kalanë e Lëkurësit dhe vazhdon biznesin, sepse ish-Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe prej muajit janar 2024 ministri Blendi Gonxhe, nuk po ia marrin kalanë, ndërsa QKB e Tatimet po e lejojnë të bëjë biznes

Është urdhër i Edi Ramës, që vendimi tij i datës 24 gusht 2023 të mos zbatohet, dhe Kalaja e Lëkurësit të lihet në përdorim të krye-trafikantit Andrea Çaushi, deri sa të realizohet skenari.

Sepse sipas skenarit e pazarit që është bërë, territori i kësaj kalaje dhe sipërfaqja jashtë saj, shumë shpejt do pushtohet nga mafiozi Dajlan Abdia, për ta bërë pjesë të resortit luksos me pallate, vila e hotele që i miratoi miku i tij Edi Rama në muajin korrik 2024.

Edi Rama, Dajlan Avdia dhe Andrea Çaushi; pakti për

Kalaja dhe territori jashtë saj, po lihet në përdorim të Andrea Çaushit, sepse nëse zbatohet Vendimi i Qeverisë Nr. 501, datë 24 gusht 2023, ajo do kalojë në administirm të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, dhe do duhet një vendim tjetër qeverie që t’i hiqet përsëri e t’i jepet mafiozit Dajlan Avdia.

Prandaj në janar 2025, qeveria përfshiu brenda projektit të resortit dhe territorin e Kalasë së Lëkurësit, që do ta mbajë krye-trafikanti Andrea Çaushi deri sa ta marrë miku i Bablokut.

Për këtë marrëveshje, Babloku e ka shpërblyer krye-trafikantin Andrea Çaushi me disa sipërfaqe tokë shtetërore dhe leje ndërtimi për pallate në Vlorë e Sarandë; ndërsa deri tani i ka dhënë 13 milionë Euro tenderë dhe 24 mijë m2 sipërfaqe kodër për gurore në Dropull.

Babloku ka urdhëruar dhe drejtoren e Kadastrës, t’i fshehë krye-trafikantit Andrea Çaushi, 5 hotelet që ka në Sarandë, Vlorë, Himarë dhe 11 apartamente e 4 lokale në Tiranë, në rast se do hetohet nga SPAK, për pasuri me burime financiare trafikun e drogës, gjobëveniet ndaj biznesmenëve, grabitjet dhe pastrimin parave në ndërtime./Pamfleti

edi rama dajlan avdia kalaja e lëkurësit andrea çaushi

Lini një Përgjigje