TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia30 Qershor 2025, 10:31

Deputeti i Berishës i përzënë nga “Novartis”: Kliti Hoti, një skemë kontrabande ilaçesh dhe pastrimi parash; sot përfaqësues i opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i Berishës i përzënë nga “Novartis”:
Kliti Hoti dhe kunati i ilaçeve Dorjan Sadiku /

Ish-drejtori i “Novartis” për Shqipërinë dhe Konsull Nderi i Hungarisë, Kliti Hoti, rezulton i shkarkuar për afera me kontrabandë barnash, lidhje me Tom Doshi, rrjete korruptive të tenderëve dhe përdorim të kompanive fantazmë në emër të kunatit...

Deputeti i zgjedhur i PD në Shkodër, Kliti Hoti, i futur në listën e mbyllur të Sali Berishës dhe prezantuar si “biznesmen i ndershëm” është shkarkuar nga detyra si drejtor përfaqësues i kompanisë globale farmaceutike “Novartis” në Shqipëri, me qendër në Bazel të Zvicrës.

Deputeti i Berishës i përzënë nga “Novartis”:

Edhe pse vetë Hoti ka pretenduar publikisht se është larguar me dorëheqje për shkak të angazhimit në politikë, burime nga brenda korporatës “Novartis” kanë konfirmuar se largimi i tij është pasojë e një auditimi të thelluar nga qendra në Bazel, i cili konstatoi abuzime të rënda me detyrën, përfshirë aktivitete të dyshimta financiare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Nga “Novartis” te kontrabanda dhe lidhjet me rrjetin e Tom Doshit

Sipas burimeve të siguruara nga “Pamfleti”, gjatë kohës që drejtonte “Novartis” në Shqipëri, Kliti Hoti ka qenë pjesë e aferave korruptive me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe me kompaninë “Delta Pharma”. Ai është përfshirë në importin e ilaçeve kontrabandë nëpërmjet rrjeteve të lidhura me kompaninë “ALDOSCH sh.p.k” të Tomë Doshit.

Emri i Kliti Hotit dhe kompania “Novartis” rezultojnë të përfshirë në dy episode të kontrabandës së barnave të skaduara, një herë në Portin e Durrësit më 10 dhjetor 2021 dhe më pas në Rinas më 17 dhjetor 2024. Në të dy rastet, zyrtarisht nuk u mor asnjë masë ndaj tij, për shkak të mbrojtjes politike.

Një rrjet kompanish të fshehta dhe pastrim parash me kunatin si “fasadë”

Sipas dokumenteve të SPAK, Kliti Hoti ka përdorur kunatin e tij, Dorjan Sadiku, si ortak formal në disa kompani që operojnë në fushën farmaceutike: “Delta Holding”, “Sadiku Investments”, “Bondes Holding”, “Metro Farmaci” dhe rrjete distribucioni që shpërndanin produkte të “skaduara” apo kontrabandë, nën markën dhe reputacionin e “Novartis”.

Ndërkohë, përmes rrjetit të tij të fshehtë, Hoti ka marrë në dorë drejtimin e Unionit të Biznesve Farmaceutike, të cilin e ka kthyer në një platformë për të ndikuar mbi tregun e barnave në bashkëpunim me struktura të larta të Ministrisë së Shëndetësisë.

Roli si Konsull Nderi i Hungarisë: një kanal për pazare ndërkombëtare

Në paralel, Kliti Hoti ka shfrytëzuar statusin e Konsullit të Nderit të Hungarisë në Shqipëri për të zhvilluar një skemë tjetër të fitimprurëse: ofrimi i bursave dhe lejeve të punës për qytetarë shqiptarë në vende të BE-së si Hungaria, Bullgaria, Rumania, Gjermania, Zvicra, Suedia e Franca. Sipas të dhënave, ky aktivitet ishte zhvilluar me ndihmën e ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, duke u maskuar si marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale, ndërsa realisht kryheshin pagesa të mëdha “cash” dhe në mënyrë informale.

Konkluzioni:

Një profil që hedh hije të rënda mbi moralin politik të opozitës

I përjashtuar nga një nga korporatat më prestigjioze farmaceutike në botë për shkak të aferave me kontrabandë, i lidhur me rrjete që kontrollohen nga Tom Doshi dhe Ilir Beqja, përfshirë në pastrim parash dhe manovra me kompanitë fantazmë, Kliti Hoti jo vetëm që nuk është hetuar nga SPAK, por është promovuar si deputet i PD nga vetë Sali Berisha.

Ky rast është simbol i shndërrimit të opozitës në një strehë për biznesmenë të diskredituar, që mbajnë flamurin e moralit, por në sfond drejtojnë rrjete të padukshme që përplasen me shtetin dhe shfrytëzojnë politikën për të mbrojtur vetveten./Pamfleti

kliti hoti novartis

Lini një Përgjigje