TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Janar 2026, 14:20

Call center-at e Agim Prekajt në dy kulla, si i identifikoi SPAK dhe pse bosët u paralajmëruan para goditjes

Shkruar nga Pamfleti
Call center-at e Agim Prekajt në dy kulla, si i identifikoi SPAK dhe pse
SPAK: Operacioni i Call Center-ave u dekonspirua

SPAK ka dalë në njoftim zyrtar për operacion e zhvilluar në Tiranë kundër disa Call Center-ëve që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj.

Call Center funksiononte në godinën Atti Tower, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Nga aty, mashtroheshin kryesisht qytetarë italianë, duke u bindur nga operatorët të investonin në platforma të rreme kriptomonedhash

SPAK bën me dije se hetimi ka nisur më 9 janar 2026, pasi gazetarë italianë të emisionit Le Iene, që transmetohet në Mediaset, dorëzuan prova të mbledhura gjatë investigimit të tyre. Hetimi u nxit edhe nga denoncimet e disa qytetarëve italianë që thanë se ishin mashtruar.

Gazetarët arritën të futeshin në Call Center duke infiltruar një shtetas italian, i cili punoi aty dhe tregoi nga brenda se si funksiononte skema.

Sipas SPAK, punonjësit e Call Center-it telefononin viktimat dhe i bindnin të transferonin para në kriptomonedha, duke u premtuar fitime. Në realitet, paratë shkonin në llogari virtuale të kontrolluara nga drejtuesit e aktivitetit të paligjshëm.

Hetimet tregojnë se drejtuesit kishin vendosur edhe kamera dhe persona që vëzhgonin ambientet nga jashtë, për të sinjalizuar çdo rrezik.

Paralajmërimi dhe zhvendosja e pajisjeve

Ndërkohë në njoftim zyrtar të SPAK, bëhet me dije se mbrëmjen e 15 janarit 2026, pasi dyshohet se u njoftuan për një kontroll të mundshëm, drejtuesit e Call Center-it boshatisën zyrat në “Atti Tower” dhe larguan pajisjet gjatë natës.

Në orët e para të 16 janarit, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kapën 6 persona në flagrancë, teksa po transportonin pajisje kompjuterike drejt një ambienti tjetër  në Bulevardin “Bajram Curri”. Një pjesë e pajisjeve po tentoheshin të asgjësoheshin.

Më pas, SPAK ka ndaluar edhe 2 persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona, mes tyre vëllezërit Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj.

Alfred Prekaj, rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro”, e cila merret me Call Center dhe telemarketing.

Gjithashtu bëhet me dije se në pranga kanë rënë 6 persona: Remir Gjoligaj, David Qerimi, Endri Gjata, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, dhe Odeas Kuqi.

Gjatë kontrolleve në 28 ambiente  banesa, zyra, makina dhe garazhe  janë gjetur dhe sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, serverë, telefona, laptopë, karta SIM, dokumente, kamera sigurie dhe automjete. Mes tyre është edhe një Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve. /Pamfleti

kush e dekonspiroi operacionin e call center-ave

7 Komente

  1. N
    Nerim Lumi

    Kullat që janë ndërtuar në Shqipëri,janë foletë e mafies,krimit e korrupsionit, që me siguri 100 për qind fijet i kanë të lidhura me kupolën e shtetit , që është i kapur kudo që të hedhësh vështrimin,në administratë,në polici,edhe më lart akoma o Pamflet.Si ka mundësi që këto ndërmarrje private zhvatësish e kriminelësh, funksionojnë nën hundën e shtetit,dhe duhet të ankohen nga ana tjetër e planetit,për t'i gjetur,ndërkohë ata janë të lidhur me rrjetet telefonike e kompjuterike të shtetit.Ku është shërbimi i sigurisë kibernetike të shtetit.Unë di se shteti bën pagesa dhjetëra milionë euro për këto shërbime..Pra s'bëhet asgjë dhe këto fonde thjesht zhvaten nga ata që përfitojnë nga këto tendera, sikurse me të gjitha llojet e tenderave.Shtet i kapur fund e krye ,dhe një kryeministër, që llapurin ditë e natë ,si gjeli majë plehut, që është i zhytur deri në fyt në krim shtetëror bashkë me shpurën që e rrethon.Dhe shet mend brenda e jashtë vendit.Dhe burrat e shtetit ky maniak i etiketon çyrykë.. Tamam djalli i mallkuar..

    1. N
      Nerim Lumi

      Kullat që janë ndërtuar në Shqipëri,janë foletë e mafies,krimit e korrupsionit, që me siguri 100 për qind fijet i kanë të lidhura me kupolën e shtetit , që është i kapur kudo që të hedhësh vështrimin,në administratë,në polici,edhe më lart akoma o Pamflet.Si ka mundësi që këto ndërmarrje private zhvatësish e kriminelësh, funksionojnë nën hundën e shtetit,dhe duhet të ankohen nga ana tjetër e planetit,për t'i gjetur,ndërkohë ata janë të lidhur me rrjetet telefonike e kompjuterike të shtetit.Ku është shërbimi i sigurisë kibernetike të shtetit.Unë di se shteti bën pagesa dhjetëra milionë euro për këto shërbime..Pra s'bëhet asgjë dhe këto fonde thjesht zhvaten nga ata që përfitojnë nga këto tendera, sikurse me të gjitha llojet e tenderave.Shtet i kapur fund e krye ,dhe një kryeministër, që llapurin ditë e natë ,si gjeli majë plehut, që është i zhytur deri në fyt në krim shtetëror bashkë me shpurën që e rrethon.Dhe shet mend brenda e jashtë vendit.Dhe burrat e shtetit ky maniak i etiketon çyrykë.. Tamam djalli i mallkuar..

      1. F
        Feti Dema

        Nerim Lumi! Po pija kafe me një shok , kur befas ulet përball një djal rreth të 50-tave. Ky më tha shoku:" mban çelsat e shtetit". Jo e kundërshtova, çelsat e shtetit i mban Edi Rama. Jo ,"Edi Rama mban çelsat e këtij". Kur për herë të parë dëgjova AKSHI-n. Ma shpjego më troç i thashë. Po ja: Kur i hedh të dhënat nga dokumentacioni shkresor në sistem dixhital ka mbaru puna. Institucionet kur marin e japin me popullin nuk hapin letra, shikojnë në kompjuter. Psh. ti ke punuar 12 vjet në minierë, po të donte ky djali përball ti hidhte 20 vjet. Ty të delte pensioni i lartë. Po të donte ky shoku të bënte pronar me zor. Dhe po të donte ky djali ta fshinte pronën. Po të donte ta fshinte edhe baban e nënën, ja jepte tjetrit. Merrte 30 milion euro për gjysmën e punës që bënte dhe gjysma e punës që nuk pasqyrohej në sistem, angazhoheshin nëpunësit në (ISSH(pensionet). Për pronat (Kadastër) shefat respektiv. Kundrejt rryshvetit. Ty mund të gjëndet prona apo të rregullohet pensioni kur vë dorën në plagë 'shën Kryeministri, apo shën Drejtori'dhe ti pranon kushtet. E shikon tha shoku si ky djali mban çelsat e shtetit, dhe Kryeministri mban çelsat e këtij. Të shpjegova ca gjëra të thjeshta tha shoku, se nuk dua ta ngarkoi kokën. Po mirë i thash unë: po sikur ti humbasin çelsat këtij si i bëhet hallit? I kanë humbur tha shoku. Ndaj i ka humbur vula edhe shën Edit edhe shën ministrave, shën drejtorave e shën shtetit.

        1. S
          Smarti market

          Attenzione a questa truffa telefonica - Le Iene https://share.google/Lgv3hjzbdf57FFC3n Ca dekonspirimi thoni kte e dinte gjith shqiperia ku edhe kush ishte . Kjo eshte nje nga pjeser e serise qe ka qe ne nentor

          1. T
            TOMORRI

            Unë preferoj të lexoj komentet. Janë më të mira se lajmet! Të gjithë po ankohen. Por Adriatik Lapaj po proteston i vetëm para zyrës së Ramës. Kjo do të thotë se të gjithë janë me Ramën! Dhe Rama është preferenca e tyre. Ku është problemi këtu? Fizikë e thjeshtë.

            1. F
              Feti Dema

              TOMORRI! Kur qytetarët nuk protestojnë në krah të Lapaj apo në krah të faltoristëve apo foltoristëve,kjo nuk do të thotë se populli mbështet Edi Ramën dhe qeverinë e tij rrangalle. Pret, atë që pret. Qeveria Rama është një kufomë politike ende e pakallur.

              1. A
                Aleksander Leka

                Lexoj Komente nga Shqipetaret per Shqipetaret si me jau pas marr buken nga goja. Nderkohe qe call center ka ne te gith boten.

                Lini një Përgjigje