TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 4 Prill 2025, 13:16

A do ta procedojë Altin Dumani, prokurorin Olsi Dado?

Shkruar nga Pamfleti

A do ta procedojë Altin Dumani, prokurorin Olsi Dado?

Jashtë hetimit, prokurorët e SPAK, lanë dhe Ilir Beqjen, Ogerta Manastirliun, Gelardina Prodanin, ish-Rektorin e Universitetit Mjekësor, Arben Gjata, oligarkët Karathano, Salillari, Gjoka, Ulaj e komikun Ermal Mamaqi; madje, janë hequr dhe prokurorë e krye- policë të SKY-ECC, ndërsa ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, hoqi nga dosja e OLAF, vëllezërit trafikantë të Fatmir Xhafaj e ish- krye prokurorit të Tiranës, Petrit Fusha...

Nuk është më hipotezë, që brenda SPAK ka prokurorë, të cilët, të përfshirë në interesa klienteliste dhe lidhje familjare e miqësore, nuk kanë futur në procese hetimi zyrtarë, politikanë, oligarkë, trafikantë e miq të tyre, megjithëse hetuesit e BKH u kanë çuar dosje me prova për ta.

Këtë qokë e bëri dhe prokurori i SPAK, Ols Dado, me dosjen “Jorgo Goro” për tokën e vjedhur në Himarë, ku bashkëshortët Olta Xhaçka e Artan Gaçi, nisën ndërtimin e resortit “Dreamades Luxury Suites”, nëpërmjet kompanisë së tyre “AGTCC Hotel Management”.

Megjithëse, grupi i hetuesve dhe ekspertëve të BKH, dorëzoi te prokurori Ols Dado, prova të shumta shkresore të pakontestueshme, që vërtetonin se çifti Artan Gaçi e Olta Xhaçka kishin inskenuar grabitjen e tokës në Himarë me letra false, ai nuk i futi në hetim e procedim penal, si bashkë-autorë të krimit me ish-kryebashkiakun Jorgo Goro e 3 të tjerët.

Prokurori Ols Dado, shpërfilli provat që i çoi BKH, dhe e çoi dosjen në gjykatë, pa regjistruar si të pandehur bashkëshortët Olta Xhaçka e Artan Gaçi, megjithëse krimin e grabitjes së tokës e kishin kryer këta, ndërsa Jorgo Goro e zyrtarizoi me vendim.

Këtë nuk e thotë “Pamfleti”, por vendimi i gjyqtares së posacme Flora Hajredinaj më 1 prill 2025, me të cilin, ajo urdhëroi prokurorin Ols Dado, që në dosjen hetimore të Jorgo Goros, të marrë të pandehur bashkëshortët Xhaçka-Gaçi, me akuzat “Shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash me pasojë vjedhje pasurie dhe pastrim parash në bashkëpunim”.

Po bëjmë një pyetje logjike, mbështetur në kodin moral dhe në Kodin e Procedurës Penale, pas këtij skandali me fshehje krimi nga vetë prokurori i SPAK:

- A do ta procedojë drejtuesi i SPAK; Altin Dumani, prokurorin Ols Dado, që la jashtë hetimit çiftin Xhaçka-Gaçi, duke shpërfillur provat që i dorëzuan hetuesit dhe ekspertët e BKH?

Sepse logjikisht, përpara se prokuruët e SPAK, të hetojnë dhe çojnë në pranga e gjykim të dyshuar e akuzur, duhet të godasin krimin brenda trupës së SPAK, që në këtë rast e ka kryer prokurori Ols Dado, duke i shamngur drejtësisë dy miqtë e tij Olta Xhaçka e Artan Gaçi.

Pas vendimit të gjyqtares Flora Hajredinaj, drejtuesi  i SPAK, Altin Dumani, duhet të procedojë penalisht prokurorin Ols Dado, dhe t’i kërkojë ILD-së e KLP-së pezullimin e tij.

Sepse, më 16 dhjetor 2022, kur u zgjodh drejtues i SPAK, Altin Dumani, bëri këtë betim - “Nëse gjatë kohës që do drejtoj, konstatohen favorizime nga prokurorët dhe hetuesit e SPAK e BKH, ata që i bëjnë do arrestohen, madje të më arrestojnë edhe mua nëse do favorizoj krimin”.

Por jashtë hetimit, prokurorët e SPAK, lanë dhe Ilir Beqjen, Ogerta Manastirliun, Gelardina Prodanin, ish-Rektorin e Universitetit Mjekësor, Arben Gjata, oligarkët Janis Karathano, Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Bashkim Ulaj e komikun Ermal Mamaqi,

Madje, janë hequr dhe prokurorë e krye-policë të SKY-ECC, ndërsa ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, hoqi nga dosja e OLAF, vëllezërit trafikantë të Fatmir Xhafaj e ish-krye prokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, për të mos u sekestruar pasuritë e vëna me trafik droge./Pamfleti

altin dumani olsi dado

Lini një Përgjigje