TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Prill 2025, 15:05

KQZ duhet ti kërkojë Prokurorisë hetim për Toni Gogun: ku ka qenë dhe çfarë ka bërë në vitet 1994-2001

Shkruar nga Pamfleti
KQZ duhet ti kërkojë Prokurorisë hetim për Toni Gogun: ku ka
Toni Gogu /

Sipas ligjit për dekriminalimin, pas emërimit ose zgjedhjes në funksione shtetërore, duhet të vetë- deklarojë çdo të dhënë për jetën dhe aktivitetin që ka bërë mbi moshën 18-vjeçare, por deputet- prifti “djall”, nuk ka “rrëfyer” vendet ku ka qenë dhe punët që ka bërë gjatë 7 viteve pas përfundimit të arsimit të lartë...

Deputet-prifti Toni Gogu alias Oltion Gogu, si misionar i Zotit që të jetë i besueshëm dhe i pranueshëm nga ata që u predikon ndershmëri e drejtësi, duhet të rrëfejë çdo gjë të jetës së tij.

Por ky ka fshehur një pjesë të nisjes së jetës, si person madhor pas përfundimit të arsimit të lartë për jurist në Tiranë, duke mos treguar në cilin qytet e shtet, ka qenë gjatë moshës 22-29 vjeçare.

Së pari, ka cënuar moralin si misionar i Zotit dhe së dyti, ka shkelur ligjin e vetë-deklarimit, si i zgjedhur funksionar shtetëror në detyrën e parlamentarit, i votuar nga ata që i kanë dhënë votë-besimin personal e si përfaqësues i partisë në pushtet.

Ky deputet, nuk ka zbatuar Ligjin Nr. 138, datë 17 dhjetor 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen e ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit, që është i detyrueshëm për deputetët.

Referuar furmularit që ka dorëzuar në KQZ si kandidat për deputet i PS, Toni Jorgaq Gogu, nuk ka deklaruar se në cilin qytet e shtet ka jetuar gjatë periudhës gusht 1994- nëntor 2001, pas kryerjes së arsimit të lartë për jurist.

Ai ka deklaruar, se ka nisur punë në vitin 2001 në detyrën kancelar i Gjykatës së Tiranës, por nuk ka treguar aktivitetin pas diplomimit, duke krijuar dyshime, se gjatë 7 viteve të pa deklaruara të moshës rinore, mund të ketë kryer veprimtari e akte që i trajton Kodi Penal.

KQZ duhet ti kërkojë Prokurorisë hetim për Toni Gogun: ku ka

Fshehja e të dhënave personale, që ligji i detyron të deklarohen, përbën vepër penale dhe dënohet, siç janë verifikuar, hetuar, gjykuar, dënuar e ç’mandatuar disa të emëruar e zgjedhur këshilltarë, kryetarë bashkie, deputetë, gjyqtarë, prokurorë e funksionarë të tjerë.

Por KQZ, që e ka konstatuar këtë shkelje ligji nga Toni Gogu, nuk i ka kërkuar plotësim të dhënash as në vitin 2019 kur u zgjodh Anëtar e Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe as në vitin 2021 kur kandidoi e u zgjodh deputet.

Kryetari KQZ, Ilirjan Celibashi, po hesht edhe tani që Toni Gogu është kandidat për deputet, duke mos çuar emrin e tij në Drejtorinë e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, për të hetuar se ku ka jetuar dhe me çfarë veprimtarie është marrë në 7 vitet e pa deklaruara.

Informacionet që kanë ardhur në “Pamfleti”, thonë se gjatë këtyre viteve, deputeti Toni Gogu ka jetuar në Greqi, ku ka marrë titullin fetar Dhjak, që është grada më e ulët kishtare, duke shërbyer si ndihmës i priftit.

Dhjaku Toni Gogu, ka lëvizur në disa kisha të Greqisë, për shkak se është akuzuar për “mëkate” me të mitur; ndërsa në Shqipëri u kthye i vetë-shpallur Pastor.

Ka zëra, se gjatë qëndrimit në Greqi, Toni Gogu është marrë edhe me tregun e zi të pikturave dhe ikonave kishtare, si dhe me trafik klandestinësh, nëpëmjet vizave e dokumenteve greke nën maskën e mëshirës e mirësisë kishtare, madje edhe në Berat ku shërbeu si prift dhe ndryshoi emrin nga Oltion, në Toni.

KQZ duhet ti kërkojë Prokurorisë hetim për Toni Gogun: ku ka

Urojmë, që këto të mos jenë të vërteta, por për ta zbardhur këtë, Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, duhet të dërgojë dosjen e tij në Drejtorinë e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, për të hetuar aktivitetin gjatë periudhës gusht 1994- nëntor 2001, siç çoi dhe dosjet e 16 kandidatëve të tjerë për deputetë./Pamfleti

toni gogu prokuroria kqz

Lini një Përgjigje