TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Qershor 2026, 18:09

2 javë pas drekës me peshk te Gjergj Luca, ministri Andis Salla shpalli 10 hektarë pyll për të; ankandi më 9 qershor

Shkruar nga Pamfleti
2 javë pas drekës me peshk te Gjergj Luca, ministri Andis Salla
Trafikanti i drogës Gjergj Luca dhe ministri i Bujqësisë Andis Salla /

Më 16 maj, Ministri i Bujqësisë Andis Salla darkoi te 'Rozafa Fish City' i trafikantit Gjergj Luca; e quajti 'takim pune për sigurinë ushqimore'. Më 1 qershor, Bashkia e Elbasanit (me udhëzimet e tij) nxori në ankand 10 hektarë park pyjor në Polis-Vasjan. Vlera e qirasë: 2000 euro në vit. Afati: 10 vjet + 10 të tjerë. 'Pamfleti' e paralajmëroi më 18 maj; pazari u bë në pjatancë, tani po zbatohet në terren…

Më 18 maj 2026, "Pamfleti", nëpërmjet shkrimit me titull: "Si e hëngri 'peshkun' e trafikantit Gjergj Luca, ministri Andis Salla; gati ankandi formal për 10 ha tokë shtetërore", paralajmëroi pazarin e bërë mes tyre, që Luca të marrë tjetër tokë shtetërore.

Më 16 maj, Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ishte për drekë në resortin "Rozafa Fish City" në Labinot-Fushë të Elbasanit, i ftuar nga trafikanti peshkatar Gjergj Luca, drekë të cilën e propagandoi si "takim pune për sigurinë ushqimore".

Nuk besojmë se ministri Salla shkoi te restoranti i Gjergj Lucës për të kontrolluar cilësinë dhe sigurinë e produkteve të detit që gatuhen te "Rozafa", në pjatancat e të cilit janë zhgryer kryeministri Edi Rama dhe të gjithë ministrat.

Mbështetur në informacionet që kishim, paralajmëruam se në atë drekë, Gjergj Luca i kërkoi ministrit edhe 10 hektarë tokë tjetër pranë resortit të tij në Labinot-Fushë, por atje tokat i kanë fshatarët dhe u piketua në zonë tjetër.

Madje ministri Andis Salla ka filluar t'ia bëjë këtë qokë trafikantit Gjergj Luca, nëpërmjet Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, i cili, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë që ka në administrim pyjet, filloi procedurat e nxjerrjes së 10 hektarë tokë në ankand.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 1 qershor 2026, pra, vetëm 2 javë pasi ministri Andis Salla hëngri peshkun e trafikantit Gjergj Luca, Bashkia e Elbasanit nxorri në ankand 10 hektarë park pyjor në zonën Polis-Vasjan të Njësisë Administrative Shushicë të Elbasanit.

2 javë pas drekës me peshk te Gjergj Luca, ministri Andis Salla

Sipërfaqja 10 hektarë e nxjerrë në ankand me urgjencë është aq sa "Pamfleti" e paralajmëroi, si pazar i bërë në restorantin e peshkut mes ministrit Andis Salla dhe trafikantit peshkatar Gjergj Luca, me vlerë qiraje 2000 euro në vit.

Afati i kontratës për shfrytëzimin e sipërfaqes së parkut pyjor do të jetë 10 vjet me të drejtë përsëritje kontrate dhe 10 vjet të tjerë, për gjoja mbarështim të florës së egër, ankand që do të zhvillohet më 9 qershor 2026.

Të presim dhe të shohim nëse edhe ankandi për këto 10 hektarë pyje në Elbasan është qepur apo jo për trafikantin Gjergj Luca.

Por nuk është rastësi që 2 javë pasi ministri Andis Salla drekoi peshk te "Rozafa Fish City" në Labinot, ai në bashkëpunim me kryebashkiakun Gledian Llatja shpallën ankandin për aq tokë sa u bë pazari me Lucën./Pamfleti

 

andis salla gjergj luca 10 ha pyll

3 Komente

  1. J
    Jeta

    Edhe ky eshte gjyzem grek, Sapo te marr tokave dhe patundshmerit, do te behet grek i plotë. Por tani aktron, se ka detyre tjeter, te rris voripillin. Greqisht e gjuajne gurin larg, si nuk mesuat. Do tu ket mallkuar gjaku i çamve, sepse braktiset çështjen çame per lek e hajduteri. Ne vend qe te luanit lojën me top ne oborrin e greqisht, ju me varreza e koncesione qe i bet greqirit e sollët lojën e tyre ne oborrin tone?!

    1. T
      Tony

      Toke tjeter, ku toke tjeter!? Tokat e Shqiptareve kane qene te gjitha private ne kohen e Zogut, me perjashtim te shume tokave ranore te bregdetit ku te zotet nuk i paguanin dot taksen shtetit per aresye se ishte jo pjellore e kaluan prone e shtetit per te ballancuar taksat e papaguara. Njekohesisht kane qene edhe rruget e hapesirat e rruget qyteteve. Psh. rruga e 'Barrikadave' i eshte paguar me flori ne dore nga mbreti. Amerika u be si u be sepse nuk kishin e njiheshin tapi e u turren Europianet si ujku te bagetia, por Iliria-Arberia-Shqiperia ka pasur prova legjitime per cdo meter e peme te truallit. Mire qe na i permendni keta zagare por te pakten mos ua nxirrni surratin se ua shpifen te medhenjve e te vegjel. Ky i biri i Nrek Cules eshte si ato gelboqet ne peshtymoret neper korridoret e klinikave dentare dikur.

      1. B
        Besnik. Beleri.

        Ngrihuni. O. Popull. Leshi. Për. Veten. Tuaj. Se. Grabëlluan Shqipërinë. Hajdutët. Kriminelët. Rrugacët. E. Pushtet. Nga. Besnik. Beleri.

        Lini një Përgjigje