TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Qershor 2026, 12:31

Milot-Balldren: Si ndodhi që i njëjti segment prej 17 kilometrash; nga 161.5 shkoi në 364.7 milionë euro dhe rruga nuk u ndërtua?

Shkruar nga Pamfleti
Milot-Balldren: Si ndodhi që i njëjti segment prej 17 kilometrash; nga
Projekti i Milot- Balldren /

Koncesioni i kësaj rruge, është një histori korrupsioni 8 vjeçare, me ankande që shpallen, anulohen, shtyhen e rishpallen; i dyfishohet fondi dhe afati kohor, për shkak se duan t’ia japin atij, ose atyre që bien dakord të ofrojnë llokmën më të madhe...

Tenderi për koncesionin e rrugës Milot-Balldren, 17 kilometër e gjatë, është një histori e tejzgjatur zvarritjesh me urdhër të kryeministrit Edi Rama, jo nga meraku për të gjetur kompani të specializuara teknikisht, por xhambazë për të pranuar pazarin financiarisht nën tavolinë.

Disa herë, "Pamfleti" e ka denoncuar si të qëllimshme këtë zvarritje, sepse 17 kilometër rrugë qeveria do t'i kishte ndërtuar brenda një viti, por e zvarrit për interesa korruptive dhe "pak" urrejtje ndaj veriut, duke krijuar kolonë makinash dhe kaos qarkullimi, sidomos gjatë stinës së verës.

Nëse nuk do të kishim informacion që edhe pas PPP-së së rrugës Milot-Balldren qëndron aferë korrupsioni, do ta konsideronim si zvarritje procedurale burokratike, apo mosparaqitje ofertash.

Por është aferë korrupsioni e parapërgatitur në sarajet e kryeministrit Edi Rama me oligarkun që do të japë llokmën më të madhe; fakt i vërtetuar nga dy vendimet që po publikon "Pamfleti".

1. Më 9 tetor 2018, koncesioni iu dha pa garë kompanisë "A.N.K" të ish-deputetit të PS-së, Ndue Kola, me vlerë 161.5 milionë euro pa TVSH dhe administrim të rrugës me pagesë për 13 vjet.

Milot-Balldren: Si ndodhi që i njëjti segment prej 17 kilometrash; nga

2. Në muajin mars 2019, kryeministri Edi Rama e anuloi kontratën e lidhur me kompaninë "A.N.K" dhe e mbajti investimin të bllokuar deri më datë 19 dhjetor 2024, kur e rishpalli ankandin me vlerë fondi limit 364.7 milionë euro me TVSH dhe koncesion për 35 vjet.

Milot-Balldren: Si ndodhi që i njëjti segment prej 17 kilometrash; nga

Por ankandi për ndërtimin dhe koncesionin e rrugës Milot-Balldren nuk u zhvillua në datën e caktuar 17 shkurt 2025; tender që është shtyrë disa herë dhe nuk dihet kur do të zhvillohet.

Ndërsa Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, vetëm gjatë 3 muajve mars-maj 2026, pasi ka nisur detyrën, ka deklaruar 6 herë para mediave se ankandi do të shpallet së shpejti dhe se do të fillojë ndërtimi i rrugës Milot-Balldren.

Por nga sarajet e Edi Ramës, prej 8 vitesh nuk jepet urdhri për kryerjen e procedurës dhe nisjen e punimeve në këtë segment rrugor 17 kilometër të gjatë, përveç urdhrit për të shtuar vlerën e kontratës nga 161.5 milionë euro në 364.7 milionë euro, dhe afatin e koncesionit të këtij segmenti me pagesë nga 13 vjet në 35 vjet.

Koncessioni i kësaj rruge është një histori korrupsioni 8-vjeçare, me ankande që shpallen, anulohen, shtyhen e rishpallen; i dyfishohet fondi dhe afati kohor, për shkak se duan t'ia japin atij, ose atyre që bien dakord të ofrojnë llokmën më të madhe te "i Gjati".

Kujtojmë që aksi Milot-Balldren nuk është segment rrugor lokal, por nyje që lidh Tiranën me Shkodrën, veriun me qendrën, Shqipërinë me Muriqanin dhe më tej me Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë dhe Evropën Qendrore.

Për këtë arsye, bllokimi i tij nuk prodhon vetëm trafik, por kosto dhe humbje të mëdha ekonomike, humbje kohe, dëmtim të turizmit dhe goditje direkte për transportin tregtar./Pamfleti

milot balldren ankandi

3 Komente

  1. S
    Skifteri

    E mban peng Pèllumb Salillari me Teuten kryetaren e KVO drejtoreshen e Konçesioneve qè kane marredhenie bashkupunimi te vjeter nder vite..

    1. P
      Pamfleti

      E ka marre Salillari, o Pamflet.

      1. A
        Analisti politik

        O Pamflet, cne gjith ky shqetesim...? Koncensionin do e marre ai qe eshte i pari me pike, o mik. Dhe nuk eshte Gjoka. Hhahahahha. Ky lart ta ka thene. E ka marre Salillari.

        Lini një Përgjigje