TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2023, 19:09

Zjarri në Fier, ndërhyn helikopteri i ushtrisë; Peleshi thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Fier, ndërhyn helikopteri i ushtrisë; Peleshi thirrje

Një helikopter i Forcave të Armatosura ka shkuar në ndihmë të zjarrfikësve në Fier. Në fshatin Peshtan ra një zjarr i madh dhe për shkak të terrenit ndërhyrja tokësore ka qenë e vështirë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shkruan në rrjetet sociale se të gjithë qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe po ashtu të raportojnë nëse shohin vatra zjarri.

Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan.

 Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, u bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha”, shkruan ai.

zjarr fier peleshi

Lini një Përgjigje