TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2023, 16:22

Temperaturat ekstreme rikthejnë luftën me flakët, zjarr masiv në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Temperaturat ekstreme rikthejnë luftën me flakët, zjarr masiv

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e Peshtanit në Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e zjarrit po bëhet tepër e vështirë.

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar flakët, ndërsa në një terren të vështirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.

Lini një Përgjigje