TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2023, 14:22

Legalizimi i kanabisit bën jehonë në mediat ndërkombëtare: Shqipëria, udhëkryq evropian për trafik marijuane

Shkruar nga Pamfleti
Legalizimi i kanabisit bën jehonë në mediat
Edi Rama

Miratimi i ligjit për kanabisin mjekësor pas mesnate ka bërë jehonë në mediat e huaja. Associated Press shkruan se Kuvendi i Shqipërisë legalizoi të premten kanabisin për qëllime mjekësore në një vend të njohur dikur si udhëkryq evropian për trafikun e marijuanës.

Parlamenti votoi 69-23 për të lejuar rritjen e kufizuar dhe të kontrolluar të bimëve të kanabisit, një lëvizje e kundërshtuar ashpër nga opozita.

Nuk ishte e qartë se si do të rregullohej kanabisi mjekësor. Qeveria beson se lejimi i prodhimit të kufizuar të kanabisit mund të rrisë të ardhurat nga taksat.

Pavarësisht debateve dhe zërave kundër, Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë natës projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Ndonëse qëndrimeve kundër të opozitës, e cila shprehu rezervat e saj për këtë projektligj, mes zërave kundërshtues ishin dhe tre deputetë të PS-së, të cilët abstenuan gjatë votimit në Kuvend. Bëhet fjalë për socialistët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Qëndrimi i opozitës

Opozita shprehu dyshime pse projektligji u miratua me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare nga socialistët, dhe nga ana tjetër nuk ka ndonjë studim mbi përfitimet që ka ekonomia e Shqipërisë në raport me rreziqet dhe pasojat sociale, shëndetësore dhe kriminale që sjell përdorimi i marijuanës.

Megjithatë shumica socialiste e miratoi projektligjin me votat e saj, për të ligjëruar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, duke përsëritur se kontrollet do të jenë të rrepta dhe mundësitë e fitimeve financiare dhe punësimi janë të mëdha.

 

legalizimi i kanabisit bën jehonë ap

Lini një Përgjigje