TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2023, 13:10

Riatdhesimi i 200 të burgosurve shqiptarë në Britani, avokati zbulon detaje si do vihet në funksion marrëveshja

Shkruar nga Pamfleti

Riatdhesimi i 200 të burgosurve shqiptarë në Britani, avokati

Avokati Naim Hasani ka folur për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Britanisë për kthimin e të burgosurve në vend.

Ai u shpreh se në këtë marrëveshje bëhet fjalë për kthimin e 200 të burgosurve shqiptarë të dënuar për vepra shumë të rënda penale, të cilët mund të vuajnë dënimin në Shqipëri, ndërsa Anglia do e paguajë vendin tonë me 4 milionë paund në vit.

Avokati ka treguar detaje se si do funksionojë kjo marrëveshje.

“Faktikisht është trumbetuar si një marrëveshje polare sa i takon një vendi si Shqipëria. Bëhet fjalë për 200 të burgosur që mund të fillojnë transferimin e tyre nga shtatori i vitit të ardhshëm pasi kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Britanisë ose ministrat e Drejtësisë të dy vendeve ta firmosin. Bëhet fjalë për maksimumi 200 të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimet e tyre për vepra të rënda penale dhe dënimet e tyre kanë qenë më shumë se katër vite.

Kjo marrëveshje nuk parashikon kthim të detyruar të të burgosurve. Vetëm ata që dëshirojnë vetë të marrin pjesë në këtë proces mund të kthehen në Shqipëri. Avantazhi është që këta shqiptarë që vuajnë dënimin për vepra shumë të rënda, të dënuar deri me burgim të përjetshëm, për ta është e mirë nëse e vuajnë dënimin në Shqipëri, pasi do jenë afër familjarëve të tyre.

Sqaroj se dënimi i dhënë nga gjykatat britanike në bazë të kësaj marrëveshje prezervohet te Shqipërisë. Drejtësia shqiptare nuk ka asnjë lloj juridiksioni për të rishikuar e rihapur vendimet e gjykatave britanike”, tha Hasani për “Euronews Albania”.

rama sunak marreveshje

Lini një Përgjigje