TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2024, 18:08

Zjarri dhe benzina në Kuvend, Spahiu: Ide fshatareske e Berishës!

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri dhe benzina në Kuvend, Spahiu: Ide fshatareske e Berishës!

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi përplasjet e opozitës në Kuvend dhe protestën e 7 tetorit, teksa tha se ideja për benzinë dhe molotv vjen nga Berisha, duke e cilësuar si fshataresk dhe provinciale.

Më tej Spahiu tha në Report Tv se Berisha me këtë mënyrë kërkon të kompensojë dështimin e pjesëmarrjes në mosbindjen civile.

“Ideja për zjarr dhe benzinë është stil fshataresk, provincial i Sali Berishës për të kompensuar dështimin në protesta dhe mosbindje civile pasi populli e braktisi në 7 tetor, del çdo ditë në ballkon por asnjë ditë nuk shpjegoi pse e ndërpreu mosbindjen e 7 tetorit, pse nuk doli më 8 tetor. Populli shqiptar nuk e mbështeti si në 97, as si në 98. Shqiptarët, demokratët ishin të gatshëm të vetëflijoheshin për PD.

Asnjë demokrat nuk përleshet sot me policinë e Ramës. Molotovët hidhen se demokratët nuk kanë vullnet për përplasje fizike. Nuk janë të gatshëm si bënë socialistët më 21 janar. Demokratët hedhin bomba në distancë 5, 6 veta. Vetëm sepse nuk ka masë njerëzish në cilësi dhe sasi që të jenë të gatshëm për përplasje”, tha Spahiu.

spahiu

Lini një Përgjigje