
Gazetarja Alba Kepi, ka komentuar vendimin për kthimin e emigrantëve nga Gjadri drejt Italisë. Përmes një lidhje live me skype në studion e News24, nga Italia gazetarja tha se kampi i Gjadrit është vetëm për emigrantët që vijnë nga vendet e sigurta.
Kepi u shpreh se duhen qartësuar disa detaje në lidhje me marrëveshjen për të qenë kështu edhe më e qartë për publikun. Gazetarja tha se në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë vetëm emigrantët që duan të riatdhesohen në vendet e tyre.
"E gjithë marrëveshja Romë-Tiranë është bazuar në listën e 22 vendeve të konsideruara vende të sigurta për të cilët Italia ka hartuar për emigrantët që s’duhet të qëndrojnë në vendet e BE. Në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë vetëm emigrantët që duan të riatdhesohen në vendet e tyre. Dhe gjithashtu emigrantët janë te ardhur nga vendet e sigurta pra çdo gjë është hartuar sipas një plani konkret. Po diskutohet dërgimi i të tjerë emigrantëve, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë", tha Kepi.
Lini një Përgjigje