TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2025, 22:33

Zjarret/ Vihen nën kontroll 20 vatra, problem situata në Vlorë, Kukës dhe Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret/ Vihen nën kontroll 20 vatra, problem situata në Vlorë,

Shqipëria është përfshirë nga një valë e re zjarresh, teksa temperaturat e larta dhe erërat kanë ndikuar në shpërthimin e flakëve në disa qarqe të vendit. Ministria e Mbrojtjes, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, ka raportuar gjithsej 20 vatra aktive gjatë datës 23 qershor 2025, nga të cilat 17 janë shuar me sukses dhe 3 mbeten ende nën kontroll të pjesshëm.

Situata më problematike paraqitet në Himarë, Kukës dhe Mirditë. Në Himarë, zjarri është përhapur në disa drejtime, por më shqetësuesi mbetet fshati Kudhës, ku flakët janë ende aktive me intensitet të lartë. Sipas autoriteteve, vatra nuk përbën rrezik të menjëhershëm për banesat, por ndërhyrja vazhdon nga forcat zjarrfikëse të Himarës, Vlorës, Delvinës, Finiqit dhe Sarandës.

Në Kukës, zjarri ka përfshirë një vendgrumbullim të mbetjeve urbane në fshatin Kolsh, ku janë angazhuar automjete zjarrfikëse, mjete të rënda dhe forca operacionale nga bashkia. Ndërsa në Mirditë, zjarri në fshatin Ndërfan ka përfshirë një zonë me pyll të ri dhe shkurre të dendura, duke bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë. Aty po punohet me forca nga shërbimi pyjor, bashkia dhe vullnetarë.

Ndërkohë, 17 vatrat e tjera janë neutralizuar falë një operacioni të koordinuar nga strukturat vendore dhe qendrore në zona si Tirana, Lezha, Delvina, Pogradeci, Patosi, Berat, Saranda e të tjera. Ministria njofton se ndërhyrjet kanë qenë të pandërprera gjatë gjithë ditës dhe apelon për vigjilencë të shtuar, pasi rreziku i përsëritjes së zjarreve mbetet i lartë.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.

2. Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.

3. Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.

4. Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

5. Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

6. Në fshatin Vanë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë.

7. Në lagjen “Xile Lici”, bashkia Gramsh.

8. Në fshatin Kotë, bashkia Selenicë.

9. Në “Rrugën e Arbrit”, Nj.Adm.Zall-Bastar, Bashkia Tiranë.

10. Në fshatin Dukas, bashkia Patos.

11. Në Shëngjin, bashkia Lezhë

12. Në fshatin Visokë, njësia administrative Qëndër Dukas, bashkia Mallakastër.

13. Në lagjen “Çlirim” te një fabrikë e perpunimit te drurit, bashkia Berat.

14. Në Ksamil, bashkia Sarandë

15. Në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë.

16. Në në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr. 1, bashkia Tiranë.

17. Te kryqëzimi i Rilës, në aksin Lezhë-Laç.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

1. Në bashkinë Himarë, zjarri është përhapur në tri drejtime. 1. Drejtimi Porto Palermo Vatra është shuar plotësisht. 2. Zona Qafë Lerë – Llaman, ka disa vatra të vogla me intensitet të ulët. Vatrat janë nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për përhapje. 3. Fshati Kudhës, vatra është aktive por me intensitet të shtuar dhe nuk paraqet rrezik për banesa apo objekte biznesi. Vijon jon ndërhyrja për izolimin e zjarrit nga forcat e MZSH të Himarës, Vlorës, Delvinës, Finiqit dhe Sarandës.

Qarku Kukës

2. Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, me 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, 1 fadromë, 1 ekskavator, 4 kamionë nga Drejtoria e Shërbimeve të Bashkisë.

Qarku Lezhë

3. Në fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ka zjarr në pyll të ri dhe shkurre të dendura, ku është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Në operacion kanë marrë pjesë 2 mjete zjarrfikëse me 6 efektivë, 3 forca nga shërbimi pyjor, 3 forca bashkiake dhe 2 forca vullnetare.

Lini një Përgjigje