TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2025, 21:38

Sulmi i Iranit ndaj bazave amerikane, Visho Lika: Reagim simbolik, SHBA e informoi për goditjen e bunkerit bërthamor

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi i Iranit ndaj bazave amerikane, Visho Lika: Reagim simbolik, SHBA e

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ish-shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, Visho Ajazi Lika foli në lidhje me sulmin e Iranit ndaj bazës ajrore amerikane në Katar.

Ai tha se sulmi ishte diçka simbolike nga Irani, në kuadër të përpjekjes për të qetësuar popullsinë atje, duke lënë të kuptohet se “edhe ne po përgjigjemi”, por që nuk ka asnjë krahasim me sulmin e SHBA-së.

Më tej, Ajazi Lika u shpreh se sulmi ishte i paralajmëruar dhe autoritetet e Katarit ishin informuar para lëshimit të raketave nga Irani.

Ishte një përgjigje që pritej. Sot është diskutuar gjithë ditën në mediat kryesore dhe kuptohej që Irani do të bënte diçka, por do të bënte diçka simbolike, më shumë sesa një goditje ushtarake proporcionale me atë që i bënë SHBA-të. Në sulmin që ndodhi sot në Katar nuk u vra askush, nuk u plagos askush. Përveç kësaj, ata janë lajmëruar. Gjithsesi, unë personalisht nuk e prisja që Irani të bënte ndonjë goditje serioze, sepse nuk ka krahasim me SHBA-në nëse shkohet vërtet në luftë. Por është një fuqi e madhe rajonale dhe do të ruajë ‘fytyrën’ e vet. Është një regjim autoritar, kështu që do të qetësojë popullsinë e tij. Besoj se me kaq do ta mbyllë, nëse SHBA nuk e godet përsëri”, tha ai. 

Visho Ajazi Lika tregoi dhe një detaj tjetër, ku tha se edhe Irani ishte informuar nga SHBA-të para sulmit të madh ndaj objekteve bërthamore.

Por unë lexova dhe diçka tjetër: edhe para se SHBA të godiste, ka pasur një komunikim me Iranin. Komunikimi ka qenë për rrezikun nga materialet bërthamore. Po të vini re, pas goditjeve, Organizata Botërore e Energjisë Atomike deklaroi se nuk ka pasur asnjë shenjë radioaktiviteti. Pra, janë goditur bazat dhe duket se është synuar të shkatërrohet vetëm infrastruktura për këtë material bërthamor, por jo vetë materiali në vetvete”, tha Visho Ajazi Lika.

 

Lini një Përgjigje