
Zjarret masive që kanë përfshirë zonat rurale të bashkisë Gramsh kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Një ndër pasojat është djegia e teqes së Shemberdhenjës, një objekt me vlerë historike dhe shpirtërore për komunitetin, ku sipas burimeve nga terreni dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda.
Flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë disa, mes tyre Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Sojnik, Mukaj dhe Kukur, duke shkaktuar një situatë alarmante.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë vështirësuar tej mase përpjekjet e forcave të emergjencës për të frenuar përhapjen e zjarreve.
Autoritetet vendore dhe qendrore kanë dislokuar trupa shtesë në terren, përfshirë Forcat e Armatosura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, ndërsa vijon ndërhyrja me helikopterë nga ajri për të ndihmuar në izolimin e vatrave më të rrezikshme.
Në disa prej fshatrave është evakuuar për të shmangur rrezikun për jetën, ndërkohë që dëmet në pyje, kullota dhe objekte banimi janë të konsiderueshme.
Lini një Përgjigje