TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Gusht 2025, 13:49

Situata e rënduar me zjarret në Gramsh, Ministria e Mbrojtjes thirrje për evakuim: Largohuni menjëherë nga banesat

Shkruar nga Pamfleti

Situata e rënduar me zjarret në Gramsh, Ministria e Mbrojtjes thirrje

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një tjetër thirrje urgjente për banorët e disa fshatrave në Gramsh, që të lënë shtëpitë e tyre, ndërkohë që mësohet se ka pasur rezistencë nga ana e qytetarëve.

“Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”, njofton ministria.

Situata ka dalë jashtë kontrollit në disa fshatra, ndërsa zjarret po djegin banesat dhe banorët duhet të evakuohen.

Përveç fshatrave të përmendur, vatra zjarri ka edhe në Skënderbegas, Kukur, Sojnik dhe Mukaj, ndërsa janë nisur 4 helikopterë.

Lini një Përgjigje