
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Livadhja në Sarandë.
Shkak është bërë një shkëndijë elektrike që është shkaktuar nga kabina elektrike.
Shkëndija ka mjaftuar për të shkaktuar flakë një parcelë me ullinj dhe kullota. Kështu veç zjarrfikësve, ka ndërhyrë edhe Policia e Shtetit dhe banorëve të zonës.
Nga përhapja e zjarrit janë dëmtuar rreth 5 dynym me shkurre dhe 10 ullinj 5-6 vjeçar.
Lini një Përgjigje