TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Gusht 2023, 20:58

Ligji i ri përgjysmon aplikimet për Mjekësinë, Alimehmeti: Kjo ndodh kur shteti nuk konsultohet me njerëz që e njohin fushën

Shkruar nga Pamfleti

Ligji i ri përgjysmon aplikimet për Mjekësinë, Alimehmeti:

Aplikimet e maturantëve për degën e mjekësisë kanë rënë me 40%, në raport me një vit më parë, pas vendimit të qeverisë që i detyron ata që të qëndrojnë për 5 vite për të shërbyer në Shqipëri pas përfundimit të ciklit të studimeve.

Teksa ndan këtë informacion, mjeku Ilir Alimehmeti me anë të një postimi në rrjetin e tij social “facebook”, tha se kjo gjë ndodh kur vendime të pa konsultuara me ekspertët e fushës.

Më tej ai paralajmëroi se ajo që do të pasoje është ulja e nivelit të studentëve të mjekësisë, e rrjedhimisht më pak bluza të bardha të kualifikuara në të ardhmen.

Rënie me 40% e aplikimeve në Mjekësi të Përgjithshme sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit! I kisha paralajmëruar publikisht që kjo do të ndodhte dhe dëmin do ta kishim direkt që në shtator.

Kjo ndodh kur nuk konsultohesh me njerëzit që e njohin fushën! Ata nuk të ndihmojnë më! Kjo ndodh kur ushtron imponimin mbi njerëzit e lirë! Ata ikin! Tani prisni rënien e nivelit mesatar të studentëve që do të regjistrohen sivjet në krahasim me një vit më parë! Edhe këtë e kam paralajmëruar publikisht!

Të gjitha këto tregojnë qartë që pas disa vitesh do të kemi nivel më të ulët mesatar të mjekëve që do të na shërbejnë! Meqënëse jemi bërë si vend afrikan me ligje afrikane, po e mbyll me një proverb të Etiopisë: Këshillo, por nëse nuk të dëgjojnë, lëri që të mësojnë prej problemeve që do të krijojnë!”, shkruan Alimhemeti

mjekësia ligji i ri

Lini një Përgjigje