TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Gusht 2023, 16:35

Gushti sjell emigrantët në atdhe, fluks i lartë makinash në Kapshticë e Qafë Thanë

Shkruar nga Pamfleti

Gushti sjell emigrantët në atdhe, fluks i lartë makinash në

Ditët e para të gushtit kanë shënuar fluks të lartë udhëtarësh në pikat doganore të juglindjes me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke nisur nga 1 gushti në Shqipëri nga dogana e Kapshticës kanë hyre rreth 17 mijë qytetarë, ndërsa drejt vendit fqinj kanë udhëtuar 13 mijë qytetarë.

I njëjti fluks është vërejtur edhe në doganën e Qafë Thanës, ku prej fillimit të muajit kanë hyrë në vendin tonë rreth 22 mijë qytetarë, të cilët vijnë kryesisht për pushime.

Por pavarësisht numrit të lartë të hyrje-daljeve në pikat doganore nuk ka pasur radhe dhe vonesa në kryerjen e procedurave si nga policia jonë kufitare ashtu edhe nga pala greke, apo ajo maqedonase.

Në Kapshticë pala shqiptare punon me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje ndërsa në doganën greke janë hapur 2 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

Edhe në Qafë Thanë, në të dyja anët e kufirit punohet me kapacitet maksimal sportelesh dhe personeli për të përballuar fluksin, çfare ka shmangur pritjet e udhëtarëve në kufi.

kapshtice emigrante turiste

Lini një Përgjigje