
Po denoncojmë një skandal vjedhje në zyrat e Policisë së Shtetit. Sot më datë 02.08.2023 Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i sapoemëruari (disa ditë para se të vijë ministër Taulant Balla) Ervin Muça, urdhëroi verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë exportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm, të një USB e madhe që mbahej në xhep nga ky person.
Në këtë databazë përfshihen Hyrje-Daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terrorristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj.
Duke pare absurditetin e kërkesës, disa prej punonjësve refuzuan të përfshihen në këtë vjedhje duke njoftuar dhe shefin e tyre Ardit Muço, i cili në mënyrë të menjëhershme njoftoi me email të gjithë vartësit e tij dhe vuri në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Z.Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z.Neritan Nallbati, që mos të përfshihen në këtë proces të jashtëligjshëm vjedhje për exportimin e të dhënave në disqe të jashtme që s’dihet se ku shkojnë.
Si e bëri këtë punë drejtori Ervin Muça i akuzuar dhe më parë për vjedhje të dhënash nga Tatimet (rasti publik)? Ai merr disa miqtë e vet nga kompani private me punonjës IT te Ermal Beqiri nga Soft & Solution, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të mbasdites pranë laboratorit te DTI-se në rrugën Mine Peza dhe kanë kryer exportin e të dhënave.
Gjate pritjes se perfundimit te procesit te eksportit, keta persona jane shprehur se jane njeri punonjes IT i QKB dhe dy te tjere nga kompania Horizon, (mbeten per tu verifikuar). Nese jane nga Horizon me nipt K52225004V ateher te dhenat kane vajtur direkt ne Qipro. Procesi export u be ne prani te Besjon Tanuzi qe ka nje jave qe ka ardhur drejtor me mision kete vjedhje ( i emruar ne departament pa certifikate sigurie dhe mbi te gjitha me diplome ekonomiku).
Ervin Muca, mbasi morri vesh qe Ardit Mucco eshte vene ne dijeni te ketij procesit banditesk, urdheroi punonjsit qe Arditit t’i mbyllen te gjitha akseset ne email apo cdo kompjuter qe eshte pjese e Policise se Shtetit.
Gjithashtu Ervin Mucca ka kerkuar te kontaktoje me nxitim personin pergjegjes per kamerat e ambjenteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por per momentin pergjegjesi i kamerave nuk i eshte pergjigjur. Gjate eksportit kane qene te pranishem nga DTI se policise, Albana Vrapi nga Sektori i databazes, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.
Kjo eshte grabitje te dhenave policore nga nje person qe ska as nje muaj ne pune, ska as certifikate sigurie. I emruar me fshehtesine me te madhe per te marr te dhenat e informacionit sekret policor ashtu si beri ne tatime, kujtojme skandalin e shitjes se te dhenave nga databaza tatimeve qe Ervin Muca shpetoi nga Alma Muca prokurore dhe u denuan lehte Eni Qirjako dhe Andi Agaraj. Ky person deri para nje muaji ishte drejtor It te Kadastra ku ka vjedhur gjith databazen e pasurive hipotekore te shqiptarve nen preteksin e kadastres dixhitale.
Shkoni dhe ndaloni personat qe kane ne xhep diskun me te dhenat delikate policore. Ky eshte nje alarm qe duhet te ngrere gjith shtetin ne kembe. Merrni kamerat, gjeni personat. Koha spret, neser do jete shume vone./Shkodra News
Lini një Përgjigje