TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Gusht 2023, 14:18

Vjedhja e të dhënave të TIMS, gazetari tregon prapaskenat: Skandali lidhet me Taulant Ballën!

Shkruar nga Pamfleti
Vjedhja e të dhënave të TIMS, gazetari tregon prapaskenat:
Taulant Balla

Nuk kanë ta mbaruar skandalet që rrjedhin nga Policia e Shtetit. Teksa vendi po zien nga skandali që nxori zbuluar inkriminimin e Policisë së Shtetit, pas zbërthimit të aplikacionit të kriptuar “SKY”, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda këtij institucioni. Disa gazetarë kanë denoncuar se të dhënat e sistemit TIMS janë vjedhur.

Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se skandali ka lidhje me emërimin e Taulant Ballës.

Këtë radhe nuk bëhet fjalë për iranianet. Dy ditë më parë redaksive të disa mediave, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Shërbimit Sekret etj u ka shkuar një e-mail që thoshte se disa zyrtarë të policisë kanë ndërhyrë në sistemin TIMS. Në e-mail zyrtarët identifikohen me emra.Informacioni sqaronte saktësisht vjedhjen e të gjitha të dhënave nga sistemi TIMS ditën për diell dhe nëpër këmbët e policëve.

Menjëherë pas dërgimit të e-mail-it, besohet se një personazh i hierarkisë më të lartë të shtetit ka ndërmjetësuar me mediat, sipas listës në email, duke i bindur drejtuesit të mos publikojnë asgjë.Sigurisht justifikimi që pronarët apo drejtuesit e mediave kanë dëgjuar do jetë formuluar në formën: lajmi nuk është i vërtetë, ata që e kanë bërë e-mail-in mund të kenë konflikte me personat që përmendin si autorë etj.

Deri këtu gjithçka duket bindëse.Policia jonë është shndërruar në një fole banditësh që sigurisht nuk e kanë për gjë të hane edhe njeri-tjetrin. Dosja e fundit e përgjimeve, që përfshin drejtues të lartë të policisë, vërteton jo vetëm shkallën e implikimit, por edhe thellësinë mendore kriminale të tyre.

Por fillimi i hetimit për ndërhyrjen dhe vjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS si dhe për identifikimin e autorëve dhe qëllimit të tyre ndryshon gjithë lojën. Bën gjithçka të vërtetë.

Nuk është aspak çudi që vjedhja e të dhënave të jetë bërë me qëllim kriminal. Dhe nuk është aspak çudi që gjithçka ka ndodhur të rrëfejë të vërtetën e emërimit të T. Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.

Personalisht besoj se ky njeri u vendos në këtë post me qëllimin që të mbyllë sa më shume vrima në varkën e bërë shoshë të Rilindjes. Së pari të bllokojë gjithë suportin që policia deri tani i ka dhënë SPAK,” shkruan Dervishi.

taulant balla vjedhja e të dhënave të tims

Lini një Përgjigje