Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm rreth orës 3.45 minuta në ish-parkun e automjeteve në Lushnjë.
Si pasojë e flakëve katër autobusa janë përfishirë nga flakët- ku tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht.
Pas incidentit janë lajmëruar drejtuesit e tjerë për të hequr autobusët e tjerë.
Zjarrfikësit dhe Policia ndodhen në vendngjarje.
Policia në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit me dëme të mëdha ekonomike.
Pritet ekspertiza e zjarrfikësve dhe grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Lini një Përgjigje