TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 23:15

Shpërthim i fuqishëm brenda burgut të Fushë-Krujës, forca të shumta policie në vendngjarje

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim i fuqishëm brenda burgut të Fushë-Krujës,

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 45, ndërsa në polici ka mbërritur një telefonatë se brenda rrethimit të burgut është dëgjuar një zhurmë.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur brenda burgut të Fushë-Krujës.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Mësohet se shpërthimi ka ardhur pranë gjeneratorit. Mirëpo ka dyshime për lëndë plasëse. Sipas dyshimeve, një person me kapuç ka hedhur një sasi tritoli nga jashtë murit rrethues. Dyshimet janë se ka pasur objektiv gjeneratorët.

Mësohet se ka një numër të madh efektivësh në vendngjarje. 

'Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale', njoftoi sot policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.

Lini një Përgjigje