TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2025, 00:06

Detaje nga shpërthimi në burgun e Fushë Krujës, dyshohet për tritol

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga shpërthimi në burgun e Fushë Krujës, dyshohet

Zbardhen detaje nga shpërthimi i ndodhur brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 45, ndërsa dyshohet se është tentuar të dëmtohet me tritol gjeneratori, i cili ndodhet në këtë burg.

Fillimisht në polici mbërriti një telefonatë se brenda rrethimit të burgut është dëgjuar një zhurmë e fuqishme, ndërsa në vendin ku ka ndodhur shpërthimi ndodhen disa gjeneratorë dhe kabina elektrike.

Policia ka dyshime se lënda plasëse u hodh nga një person me kapuç. Shpërthimi është dëgjuar nga ana e administratës së burgut, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.

 

Lini një Përgjigje