TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2024, 14:16

Zjarr në fshatin Moravë të Beratit, zjarrfikësit shmangin përhapjen e flakëve: Ishte e qëllimshme!

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në fshatin Moravë të Beratit, zjarrfikësit shmangin

Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Moravë në Berat, në Njësinë Administrative Otllak. Zjarri i papritur, i shfaqur në një sipërfaqe toke, është parë nga banorët e zonës, që kanë njoftuar zjarrfikësit. Në një kohë të shkurtër është bërë i mundur lokalizimi i vatrës së zjarrit, duke shmangur edhe përhapjen e flakëve drejt banesave të fshatit.

Burimet zjarrfikëse në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Në zonë kanë shkuar edhe forcat e policisë që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve). Si pasojë e zjarrit, është shkrumbuar një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre e ferra, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në asnjë banesë përreth.

Lini një Përgjigje