
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për javën që lamë pas. 11 persona janë arrestuar në Tiranë dhe vënë në hetim në gjendje të lirë për shkelje të ndryshme, si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, etj.
Janë vendosur 9306 masa administrative, ndërsa janë gjobitur edhe 44 këmbësorë, të cilët kalojnë rrugën nga një anë në tjetrën duke neglizhuar vizat e bardha apo dhe zonat që janë të dedikuara për ta.
Disa prej masave administrative:
- Xhama të zinj: 154 masa
- Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa
- Parakalime të gabuara: 284 masa
- Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa
- Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa
- Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 masa
- Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa
- Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa
- Sjellja e këmbësoreve në rrugë: 44 masa
- Qëndrim i gabuar: 5,854 masa
- Të ndryshme: 888 masa
Pezullime të lejeve dhe konvertime: 37 masa
- Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste
- Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste
- Shkelje të tjera rrugore: 6 raste
- Automjete të bllokuara: 8 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë.
Lini një Përgjigje