TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Mars 2024, 22:35

Masakra në Rusi, gazetari tregon skenarin: Putin do hakmerret ndaj grupit ISIS-K

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Rusi, gazetari tregon skenarin: Putin do hakmerret ndaj grupit

Gazetari Misha Pumo ka treguar detaje nga sulmi terrorist i ndodhur në Moskë.

Përmes një lidhje live nga Moska, ai tha se plani i terroristëve mund të ketë qenë destabilizimi i Rusisë. Sipas tij, duke qenë se terroristët janë nga Taxhikistani, kjo do të mund të nxiste një përplasje mes ultra-nacionalistëve rusë dhe popullit taxhike që jetojnë në Rusi, duke krijuar një kasaphanë.

Gazetari shtoi se hakmarrja e Putin ndaj grupit ISIS-K nuk do të mungojë, por do të marrë kohë.

“Është herët për të parë një reagim. Ngjarjet sollën një tmerr dhe nuk ka vend për të thurrur lëvdata. Koha do ta tregojë sa do të jetë në gjendje Putini ta kthejë këtë situatë në favot të vetë. Këto akte kanë me siguri destabilizimin e situatës në Rusi. Ndjellin urrejtje ndërnacionale të popujve, duke qenë se të gjithë terroristët ishin nga Taxhikistani kjo mund të nxiste një përplasje të ultra-nacionalistëve rusë me taxhikët që jetojnë në Rusi. Kjo mund të shkaktonte një kasaphanë, kjo ishte një gjë e mundshme.

Është si është Putini, por ai nuk vepron në mënyrë histerike, të gjitha veprimet e tij janë gjakftohta. Nëse ai do të krijojë një fushatë kundër këtij ISIS-K do të marrë kohë dhe nuk do të jetë sot për nesër. Hakmarrja do të jetë pasi ndryshe autoriteti itij do të lëkundet”, tha gazetari për "Euronews Albania".

Kujtojmë se sulmi, i marrë përsipër nga Shteti Islamik është më i rëndi që ndodh në Rusi që prej pengmarrjes në një shkolle në Beslan në vitin 2004.

Agresorët, të veshur me rroba kamuflazhi, hapën zjarr ndaj të pranishmëve pak përpara se grupi rok i epokës para sovjetike, “Picnic”, të performonte në sallën me 6.200 vende në Krokus City Hall.

Pamje të publikuara tregojnë njerëz që ngrihen nga sediljet e tyre dhe vrapojnë drejt daljeve, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna dhe klithma. Gjithashtu, terroristët përdorën edhe bomba molotov dhe shumë shpejt, godina u përfshi nga flakët.

Autoritetet ruse thanë se bilanci i viktimave mund të jetë më i rëndë.

Lini një Përgjigje