
Ditën e sotme pritet mot kryesisht i vranët me intervale afatshkurtra me diell. Në zonën veriperëndimore priten reshje shiu në pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në veriperëndim, reshjet do të jenë lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri 12-18m/s duke u bërë relativisht intensive.
Lini një Përgjigje