
Ditën e sotme Kuvendi miratoi emërimet e 5 ministrave të rinj si dhe shkarkimin e të vjetërve. Ndërkohë që pas votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për këto ndryshime nuk kanë munguar urimet mes deputetëve të PS dhe ministrave të rinj. Disa momente pikante janë kapur nga fotografët, ku disa takohen dhe përqafohen duke përcjellur ministret e shkarkuara.

Të gjithë deputetët socialistë, Me përjashtim të Erion Braces votuan pro ndryshimeve në qeveri në nisje të këtij sesioni parlamentar. 73-74 vota morën ministrat e rinj duke konfirmuar sërish numrat brenda maxhorancës.

Në përfundim të procesit të votimit, siç duket edhe nga fotot e LSA, të parët që shkuan t’u jepnin dorën ministreve të shkarkuara Olta Xhaçka dhe Evis Kushit ishin Paulin Stërkaj dhe Mimi Kodheli. Ndërsa ministrat e rinj, Igli Hasani, Ervin Mete dhe Arbjan Mazniku e ndoqën votimin nga lozha e kuvendit.

Lini një Përgjigje