TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2023, 14:45

Dhuna e Rrajave ndaj fisit Maja, zbardhen konkluzionet e Prokurorisë: Konstatuam thyerje kockash, por jo të rrezikshme për jetën!    

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna e Rrajave ndaj fisit Maja, zbardhen konkluzionet e Prokurorisë:

Ditën e sotme janë zbardhur konkluzionet e Prokurorisë së Tiranës, ku është dalë në përfundimin se dhuna që është ushtruar ndaj dy anëtarëve të fisit Maja nga anëtarë të fisit Rraja, nuk u ka rrezikuar jetën, edhe pse kanë pasur thyerje kockash në kokë e trup.

Prokuroria ka kërkuar që të ndryshohet akuza për anëtarët e fisit Rraja, familjarë të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, duke e kthyer nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, në “plagosje të lehtë me dashje”.

Në datën 08.07.2023 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedimin penal ne ngarkim te personave nen hetim Ineid Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj, Perparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta pèr veprên penale ” Plagosje te rende me dashje “, në bashkëpunim.

Personat nën hetim në fjalë, në mesditën e datës 06.07.2023, kanë sulmuar me mjete të forta shtetasit Jashar e Bilbil Maja.

Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve te aktit te ekspertimit mjeko ligjor mësohet se, në trupin e shtetasit Jashar Maja u konstatua plagë në lekuren e kokës si dhe shembje te indeve te buta te kokes dhe te trupit, demtime te shkaktuar me mjet te forte mbretes, qe nuk kane qene te rrezikshme per jeten ne momentin e shkaktimit dhe si te tille hyjnë ne kategorinë e atyre demtimeve qe kane sjelle si pasoje humbje te aftësisë se përkohshme për punë, në masën mbi nente dite.

Ndërsa nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve te aktit te ekspertimit mjeko ligjor, mesohet se, ne trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje kockash frontale-parietale te anes se djathte te kokes, pa demtime te indit trunor, plage ne lekurën e kokes, thyerje e kockës ulnare te parakrahut te majte si dhe shembje te indeve te buta te kokës dhe te trupit, dëmtime te shkaktuar me mjet te forte mbretes, qe nuk kane qene te rrezikshme per jeten ne momentin e shkaktimit dhe si te tille hyjne ne kategorine e atyre demtimeve, qe kane sjelle si pasoje humbje te aftesise se perkohshme per pune, ne masen mbi nentë ditë. Mbështetur në kriterin mjekësor, te parashikuar ne ligj, dëmtimet e shtetasve Jashar e Bilbil Maja, e klasifikojnë veprën penale te kryer ndaj tyre si, ” Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal”, thuhet në shkresën e prokurorisë.

dhuna e rrajave ndaj fisit maja

Lini një Përgjigje