Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 25 shtator për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj të akuzuarve për Inceneratorin e Fierit.
Për këtë çështje, Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar akuzon për shpërdorim detyre dhe korrupsion ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe shumë zyrtarë të tjerë.
Prokuroria e Posaçme, kërkoi dënim me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Këtë radhë, ish-zyrtari i lartë u kërkua të fajësohet për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit. Në pretencën e lexuar në gjykatë ,SPAK kërkoi fajësi edhe për 14 të pandehurit e tjerë të së njëjtës dosjeje, mes të cilëve edhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako dhe biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto, në dënime që varionin nga 3 deri në 12 vjet heqje lirie.
Pak ditë më parë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, kërkoi pafajësi dhe drejtësi të pandikuar në Gjykatën e Posaçme për akuzat kundër tij për inceneratorin e Fierit.
Koka i konsideroi akuzat absurde dhe të bazuara në mendime personale të ish-drejtuesve të LSI duke shpërthyer në sulme të forta ndaj çiftit Meta-Kryemadhi.
Ai në gjykatë ka deklaruar se është në burg për shkak të fjalëve të fallxhores, duke etiketuar në këtë mënyrë Kryemadhin.
Pas pretencës së prokurorisë, Koka dhe avokatët bënë mbrojtjen e tyre lidhur me inceneratorin e Fierit. Ish-ministri u shpreh se nuk ka bërë asnjë shkelje, teksa nuk është kursyer aspak ndaj bashkëshortëve në krye të PL.
Më herët ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, i cili është marrë i pandehur nga drejtësia në dosjen e inceneratorit të Fierit ka hedhur akuza në drejtim të SPAK. Ai e konsideroi një goditje të orkestruar dhe me agjendë mosndryshimin e akuzave ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.
SPAK ka kërkuar 6 vite e 8 muaj burg për Lefter Kokën sa i takon inceneratorit të Fierit. Për prokurorinë ai është i përfshirë në skemën abuzive, ndërsa ish-ministri e deklaron vetën të pafajshëm.
Lini një Përgjigje