TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2023, 11:35

Inceneratori i Fierit, 5 të pandehurit e dosjes paraqesin sot mbrojtjen para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Inceneratori i Fierit, 5 të pandehurit e dosjes paraqesin sot mbrojtjen

Ditën e sotme pritet të mbahet në GJKKO seanca për mbrojtjen e 5 nga të pandehurit në lidhje me ndërtimin e inceneratorin e Fierit.

Më herët, kanë përfunduar mbrojtjen edhe 10 të pandehurit e tjetër, përfshirë ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, sekretarin Alqi Bllako si edhe Arben Dervishaj.

Sot do të kryejnë mbrojtjen pesë të pandehurit e fundit, të cilët janë në cilësinë e administratorëve që kanë kryer punimet për inceneratorin e Fierit, por që sipas Prokurorisë, një pjesë nuk janë kryer. Pritet të shihet nëse gjykata do të marrë një vendim sot apo do të caktojë një seancë tjetër në ditët në vijim.

Ndërkohë, disa ditë më parë Lefter Koka është shprehur para gjykatës se akuzohet për tre akuza absurde dhe pa fakte.

“Kam menduar se këto akuza nuk do ta kalonin fazën e seancës paraprake. Unë akuzohem për tre akuza totalisht absurde, akuzohen për fakte penale. Nuk e kisha imagjinuar që do dilja para gjykates pasi një përfaqesues i prokurorisë fsheh faktet. Sot dal para jush me dy pretenca me nga 10 vite. Kjo strukturë e posaçme është kalaja e çdo shqiptari për të marrë drejtësi.

Unë hyra në politikë si biznesmen dhe nuk më bëri politika biznesmen. Kjo akuzë është ngritur në formën e tallavasë. Po diskutoja me një nga të pandehurit dhe më tha që prokuroria ka kërkuar për të 4 vite burg, i thashë shyqyr që s’të ka njohur Monika se të kishte bërë grup me Lefter Kokën. Kërkoj drejtësi të pa ndikuar nga politika dhe opinioni në të kundërtën unë do të jem viktima e radhës. Pagesat dhe ndërtimi inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si ministër më 2017”, tha mes tjerash Koka.

Deri në këtë fazë, ka qenë SPAK që ka kërkuar dënimin për Kokën me 10 vite heqje lirie me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Por nëse aplikohet gjykimi i shkurtuar, pritet të dënohet me 6.8 vite burg. Në seancën e kaluar, Koka e cilësoi procesin të manipuluar.

Edhe Bllako ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka lidhje me këto akuza por prokuroria ka kërkuar për të dënimin me 7 vite heqje lirie.

 

incenerator fier 5 te padehur dosje mbrotje

Lini një Përgjigje