Aksi alternativ Maliq–Moglicë–Gramsh është zhbllokuar pas rreth tre orësh i paralizuar, duke rikthyer qarkullimin normal të automjeteve.
Rruga, si alternativë për segmentin Prrenjas–Librazhd, tashmë është e hapur në të dyja korsitë.
Trafiku në këtë aks është normalizuar pas ndërhyrjes për zhbllokimin e qarkullimit.
Bllokimi u shkaktua nga kalimi i disa trajlerave, të cilët penguan lëvizjen e mjeteve të tjera dhe krijuan radhë kilometrike. Ky segment rrugor ka hasur edhe më herët problematika, të lidhura me cilësinë dhe kushtet e ndërtimit të tij në vitet e fundit.
Për mirëmbajtjen e aksit Maliq–Moglicë–Gramsh është kontraktuar kompania “Gjikuria”.
Lini një Përgjigje