TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2025, 16:46

Zgjedhjet e 11 Majit, diskutohen zonat ku do të ketë votim elektronik në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 Majit, diskutohen zonat ku do të ketë votim elektronik

Komisioni Rregullator po zhvillon mbledhje sot ku po shqyrtohet projektvendimi “Për përdorimin e pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit në zgjedhjet për Kuvend 2025”.

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ propozoi që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 11 majit të bëhet vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë Vorë.

Komisioni Rregullator ndërpreu mbledhjen deri në një moment që të kenë një përgjigje nga Kryekomisioneri Celibashi për këtë kërkesë të PD dhe nësë do të ketë një dakordësi edhe nga PS.

Ndërsa Komisioneri Shtetëror në propozimin fillestar për Komisionin Rregullator ka propozuar që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 11 majit të zhvillohet në disa njësi në Tiranë dhe Bashkinë Vorë.

Zonat e votimit elektronik:

 

Njësinë Administrative nr.1

Njësinë Administrative nr.3

Njësinë Administrative nr.5

Njësinë Administrative nr.8

Njësinë Administrative nr.9

Njësinë Administrative nr.10 të Bashkisë Tiranë

Njësitë Administative, Bërxull, Prezë si dhe në bashkinë Vorë

Lini një Përgjigje