TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2025, 15:23

Protesta para SPAK në mbështetje të Veliajt, AMP nis hetimin për zv/drejtorin e Policisë Tiranë dhe shefin e 'Shqiponjave'!

Shkruar nga Pamfleti
Protesta para SPAK në mbështetje të Veliajt, AMP nis hetimin
Protesta para SPAK e mbështetësve të Veliajt

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është institucioni i parë që ka reaguar pas letrës së dërguar nga SPAK dhe GJKKO në lidhje me protestën e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj ditën kur këtij të fundit iu bë rivlerësimi i masës së sigurisë "arrest në burg".

Burime bëjnë me dije se AMP ka nisur hetimet për zyrtarët e policisë dhe të Gardës.

Mësohet se AMP ka nisur hetimin për shkelje të rëndë për zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, njëherësh shef i rendit në DVP Tiranë, Idris Daulle, shefin e Shqiponjave Ermal Gjoka si dhe dy punonjës të Gardës.

Lini një Përgjigje