TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2025, 13:51

Në BKH, SPAK e GJKKO, hije skandali me mbikqyrjet e telefonëve dhe kompjuterëve

Shkruar nga Pamfleti

Në BKH, SPAK e GJKKO, hije skandali me mbikqyrjet e telefonëve dhe

Prej kohësh, po flitet se SPAK ka fshehur dhe prova të dosjeve SKY-ECC e që kanë dalë nga përgjimet, telefonët dhe kompjuterët e sekuestruar nga vetë ai; sepse në to, kanë dalë politikanë, qeveritarë, krye- policë, zyrtarë të lartë drejtësie, ambasadorë, oligarkë e krye-trafikantë ende të paprekshëm, madje dhe zyrtarë të SPAK, BKH e GJKKO...

Sipas informacioneve të sigurta, ka indicie dhe prova se vetë SPAK, BKH e GJKKO, janë përfshirë në skandal, lidhur me mbikëqyrjet e brendshme, që u bëjnë komunikimeve elektronike të shefave, hetuesve, prokurorëve, gjyqtarëve të posaçëm e familjarëve të tyre mbi 18-vjeç.

Sipas nenit 42 të Ligjit Nr. 95, datë 6 tetor 2016 “Për funksionimin e Institucioneve që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, BKH është struktura e autorizuar që kryen procesin e mbikëqyrjeve telekomunikative.

Mbikëqyrja duhet të kryhet nga 2 oficerë të BKH, të cilët ndërrohen çdo 6 muaj, me short nga drejtuesja e BKH në prezencë të drejtuesit të SPAK e të GJKKO, me këtë detyrë: të kontrollojnë telefonët e adresat elektronike në mënyrë periodike  dhe mbështetur në idicie e denoncime.

Të dhënat e mbledhura nga mbikëqyrjet e brendshme, duhet të dorëzohen te prokurori i SPAK përgjegjës i mbikëqyrjes, i cili ndryshohet çdo muaj për të evituar kompromentimin.

Prej 5 vitesh, nuk janë bënë mbikëqyrje të telefonëve, kompjuterëve, adresave elektronike e rrjeteve sociale të prokurorëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të BKH, SPAK, GJKKO e familjarëve të tyre, por janë hartuar raporte, sikur ato janë kontrolluar rregullisht e se gjoja nuk ka kontakte të papërshtatshme.

Sipas infomacionit, fiktiviteti me mbikëqyrjet e telekomunikimeve të zyrtarëve të SPAK, BKH e GJKKO, ka shkuar deri në ato akte, sa meqë gjoja nga mbikëqyrjet, nuk kanë dalë kontakte implikuese, materialet e mbledhura janë asgjësuar në mirëkuptim mes BKH, SPAK e GJKKO.

Faktikisht, oficerët mbikëqyrës të BKH, nuk kanë dorëzuar asnjë provë implikimi për asnjë hetues, prokuror e gjyqtar dhe familjarë të tyre, duke i nxjerrë qelibar në çdo komunikim.

Këtë e deklaroi vetë Altin Dumani në muajin dhjetor 2022, kur u zgjodh drejtues i SPAK, dhe tha se gjatë 3 viteve të drejtimit nga Arben Kraja, nuk ishte zbatuar ligji për të bërë mbikëqyrje kontaktesh telefonike e elektronike të prokurorëve të SPAK, agjentëve të BKH e Gjykakës së Posoçme, duke premtuar se do fillonte mbikëqyrjen e tyre menjëherë.

Por gjatë drejtimit nga Arben Kraja; megjithëse nuk u bënë mbikëqyrje, janë hartuar raporte fiktive; fiktivitet që ka vazhduar dhe gjatë mëse 2 vite drejtim nga Altin Dumani, duke deklaruar se nuk ka asnjë zyrtar të SPAK, BKH e GJKKO të implikuar në kontakte të papërshtashme.

Kjo është fshehje e paligjshmërisë, mbasi BKH e SPAK kanë marrë denoncime të shumta e faktike, për kontakte të papërshtatshme nga zyrtarë të SPAK, BKH e GJKKO, nëpërmjet telefonëve, adresave elektronike private të tyre dhe familjarëve të tyre, por kanë dalë dhe gjatë përgjimeve e hetimit të disa dosjeve.

Urojmë të mos jetë e vërtetë, por prej kohësh po flitet, se SPAK ka fshehur dhe prova përgjimesh që janë në dosjet SKY-ECC dhe që kanë dalë nga përgjimet, telefonët dhe kompjuterët e sekuestruar, të cilat nuk po përdoren në dosjet hetimore e nuk bëhen publike, me justifikimin se gjoja “janë sekret hetimor”.

Sepse në shumë prej përgjimeve SKY-ECC dhe përgjimet që ka bërë SPAK, kanë dalë politikanë, qeveritarë, krye-policë, zyrtarë të lartë të drejtësisë, ambasadorë, oligarkë e krye-trafikantë ende të paprekshëm, madje dhe zyrtarë të SPAK, BKH e GJKKO./Pamfleti

bkh spak gjkko skandali mbikëqyrjet e telefonëve

Lini një Përgjigje