TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2025, 08:06

Greva e doganierëve grekë “paralizon” kufirin, në Kakavijë lejohen vetëm këmbësorët

Shkruar nga Pamfleti
Greva e doganierëve grekë “paralizon” kufirin, në
Greva e doganierëve grekë mbyll kufirin

Ditën e sotme prej orës 07:00 në doganën e Kakavijës është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Sipas grevës së paralajmëruar të doganierëve grekë nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në të dyja anët e kufirit, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve. 

Në këtë fashë orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Në orët e mëngjesit në doganën shqiptare nuk konstatohet radhë automjetesh si shkak i bllokimit të lëvizjes në kufi.

Sot në Greqi do të zhvillohen një sërë protestash, pasi shënohet përvjetori i dytë i tragjedisë së Tempit (28 Shkurt 2023), kur nga përplasja e dy trenave humbën jetën të paktën 40 persona.

Gabimi njerëzor dhe infrastruktura e vjetëruar janë zbuluar nga hetimet, si arsyet kryesore të përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqi dy vjet më parë.

Raporti prej gati 180 faqesh u publikua të enjten, në prag të grevës së përgjithshme dhe protestave masive të planifikuara për përvjetorin e dytë të tragjedisë së 28 shkurtit 2023.

Komiteti i pavarur hetimor zbuloi se aksidenti ndodhi nga një gabim i një drejtuesi stacioni, i cili  dërgoi një tren pasagjerësh në të njëjtat shina me një tren mallrash që po afrohej. Përplasja, e cila shkaktoi 57 viktima; 46 pasagjerë dhe 11 punonjës, ndodhi pranë Tempit, rreth 400 km në veri të kryeqytetit, Athinës.

Hetuesit identifikuan gjithashtu trajnimin e dobët, mungesat e stafit dhe një sistem të vjetër hekurudhor që i mungojnë kontrollet moderne të sigurisë si kontribues në incidentin tragjik.

Lini një Përgjigje