TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2025, 15:34

“Basha i mori faqen e Facebook PD-së dhe po e përdor për partinë e re”, kreu i 'Acromax': Është njëlloj sikur të rrëmbesh kutinë e votimit

Shkruar nga Pamfleti

“Basha i mori faqen e Facebook PD-së dhe po e përdor për

Drejtori i Acromax, Aldor Nini ka bërë me dije se qendra digjitale e Acromax do të bëje publike denoncimet në lidhje me shkeljet gjatë zgjedhjeve.

Ai u ndal në rastin e faqes së Facebook të Partisë Demokratike, e cila është marrë nga ish kryetari i saj Lulzim Basha dhe tashmë përdoret për forcën e tij politik, duke i ndërruar emrin.

Një faqe në FB ku ka mbledhur një parti të gjithë mbështetësit e saj në 12 vite është rrëmbyer nga kryetari i saj dhe ka ndërruar edhe emrin, është rasti konkret i faqes së PD ku Basha i ka ndërruar emrin e partisë së tij të re.

Është njëlloj sikur të rrëmbesh kutinë e votimit, të paktën për mendimin tim”, tha ai për "News 24"

Lini një Përgjigje