TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 12:52

Zbulohet emri i ri që do të zëvendësojë Albana Ficon në krye të QSUT-së

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet emri i ri që do të zëvendësojë Albana Ficon

Albana Fico do të zëvendësohet nga Alma Cami në krye të QSUT. Cami aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Qendra Spitalore Universitare (QSUT) ka ndryshuar drejtuesen Albana Fico, i cila e mbante këtë post nga dhjetori i 2021.

Ajo u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.

Në atë kohë, qenë ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar këtë lajm duke theksuar se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Si shkak i dorëheqjes mendohet zjarri që ra me 11 shkurt në Urgjencën e QSUT, për të cilin drejtoria nuk mori masa.

Kujtojmë se Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

albana fico alma cami

Lini një Përgjigje