TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 12:50

Arrestimi i Jorgo Goros, Arben Llangozi: Si SPAK po favorizon bashkëshortin e Xhaçkës, Artan Gaçin

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Jorgo Goros, Arben Llangozi: Si SPAK po favorizon bashkëshortin
Avokati Arben Llangozi

Avokati Arben Llangozi ka komentuar arrestimin e Jorgo Goros tha që kryebashkiaku në detyrë i Himarës duhet të akuzohej për vjedhje të tokës publike, dhe jo vetëm falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Llangozi thekson po ashtu se SPAK po favorizon Artan Gaçin, bashkëshortin e Olta Xhaçkës, i cili s'është ende nën hetim.

'Është akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Arsyeja ka qenë për vjedhjen e tokës publike, dëmi është shumë i madh, kemi 5700 metra/katror tokë që është tjetërsuar. Kemi një vjedhje me anë të mashtrimit me pasoja të rënda, gjë që nuk është hetuar në këtë fushë.

E vetmja gjë që i ishte premtuar personit që do bënte një shitje fiktive, ishte legalizimi i pronave të veta. Përfituesi i pronës është bashkëshorti i znj.Xhaçka që është përjashtuar nga hetimi, do bëhet një resort me të ardhura që s’dihet nga do vijnë. Ka hije dyshimi, sepse është favorizim që SPAK-u po i bën bashkëshortit të znj. Xhaçka dhe kryetarit të bashkisë, sepse ai duhet të akuzohej për vjedhje të tokës publike në bashkëpunim. Nëse nuk hetohet Xhaçka dhe bashkëshorti i saj kemi të bëjmë me dështim të kësaj çështje.”, tha ai për MCN.

Me urdhër të SPAK është arrestuar, më 23 mars, kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, në dy episode, ku përfitues fundor i truallit, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS. Pasi ka përfituar tokën, është pajisur me leje për ndertimin e nje kompleksi turistik. Burime për Report Tv mësuan se Jorgo Goro u arrestua në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja rreth orës 16 e 45, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij. Të njëjtat burime thonë se agjentët po e mbanin në monitorim.

jorgo goro spak

Lini një Përgjigje