TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2023, 22:03

Zbulimi i llogarive bankare nga Zvicra, si politikanët shqiptarë kanë nxjerrë milionat jashtë vendit; shtetet më të preferuara

Shkruar nga Pamfleti

Zbulimi i llogarive bankare nga Zvicra, si politikanët shqiptarë

Zvicra ka paralajmëruar sot se do të zbulojë llogaritë bankare. Ai është shteti ku deri më tani ka ruajtur anonimitetin e llogarive, duke bërë që shumë bosë krimi dhe të korruptuar të fshin miliona.

Por qeveria ka prezantuar sot një plan për pastrimin e parave dhe llogaritë do jenë të aksesueshme nga drejtësia. Kjo lëvizje padyshim prek dhe shqiptarët. Janë shumë politikanë që kanë fshehur atje para dhe jo vetëm.

Pjesa më e madhe e parave të korrupsionit kanë shkuar në Maltë dhe Zvicër, ndërsa një pjesë në Singapor dhe ishujt Kajman. Kjo është bërë publike nga shumë raporte ndërkombëtare, pasi para vitit 2013 pjesa më e madhe e parave shkonin në bankat e Qipros. Por në 2013 ishulli u përfshi nga kriza e rëndë financiare, që solli bllokimin e bankave. Kriza trembi shumë zyrtarë, jo vetëm shqiptarë, por dhe të tjerë që tentuan të tërheqin milionat, por e patën të pamundur t’i marrin të gjitha. Një vendim i Bashkimit Europian për të mos siguruar depozitat në bankat e Qipros, tronditi në atë kohë zyrtarët shqiptarë, të cilët kishin fshehur paratë e korrupsionit në ato banka. Ministrat e Financave të Eurozonës deklaruan në atë kohë se nuk mund të garantonin asnjë depozitë mbi 100 mijë euro në Qipro. Në atë kohë u raportua se pati tentativa për të tërhequr paratë, ku një pjesë u morën, ndërsa një pjesë tjetër u humb në ato banka. Për këtë arsye shumë para kanë shkuar në bankat e Maltës dhe Zvicrës.

Gjatë kësaj periudhe nuk munguan dhe akuzat në Parlamentin shqiptar, pasi ishte deputeti Taulant Balla, ai që akuzoi një ish-ministër të PD se ka fshehur 1.2 milionë euro në Qipro. Në atë kohë raportohej madje se kishte raste që paratë shkonin dhe me helikopter.

Disa destinacione të tjera të preferuar janë Londra, ishujt Kajman dhe madje disa vende të Afrikës. Në Zvicër thuhet se ka shumë para një politikan i njohur shqiptarë. Bëhet fjalë për dhjetra miliona euro. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje