
Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar zërat për ndryshime të mundshme në qeverinë Rama në vjeshtë, paralajmëroi se në kabinetin qeverisës do të futen figura të reja.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiut tha se nëse do ketë lëvizje në qeveri, emërimet e reja do të jenë me njerëz me profile të ulëta dhe jo burra. Sipas tij Rama preferon gratë në kabinetin e tij dhe ato të cilat nuk kanë eksperiencë politike.
“Rama zgjedh zakonisht profile të ulëta dhe jo burra. Mendoj se gjithmonë preferon gra dhe anonime. Ka eksperiencë shumë negative me burrat, se janë bërë shpesh objekte të hetimeve. Gratë, duke qenë familjare, janë të më rezervuara. Rama mund të urdhërojë edhe burrat, por unë mendoj se në imazh ai tenton të punojë për fasadë, dhe në media dhe faktorin ndërkombëtar prezenca e ministrave femra pritet të zbusë konfliktet. Rama u qëndron larg burrave të fortë politikisht”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje