TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2023, 16:57

Deklarata e Varhelyi për integrimin e Ballkanit, Nazarko: BE-ja është e përçarë, nuk ka një qëndrim unison për rajonin

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e Varhelyi për integrimin e Ballkanit, Nazarko: BE-ja

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, është shprehur “pro” anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në vitin 2030.

Ky qëndrim i tij u përgëzua nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se komisioneri Vahelyi nuk na ka “zhgënjyer kurrë”.

Lidhur me këtë Analisti Mentor Nazarko tha se BE nuk ka qëndrim unison për integrimin në vitin 2030.

“Artikulimi në publik i një date, i një afati mendoj se është nga ato instrumentet, që përdoren për të inkurajuar opinionet publike të vendeve të Ballkanit, që të përmirësojnë disponimin pro-evropian, nxit shtetet kandidate që të përparojnë në rrugën e reformave,  por nuk është dosmosdoshmërisht një afat që mund të respektohet. Mund të jetë më i shpejtë anëtarësimin, por mund të jetë edhe më i ngadaltë se sa kaq.  Nuk kam parë ndonjë qëndrim unison që e konfirmon një datë të tillë, madje kam parë një qëndrim tjetër. Dhe ishte dje një qëndrim tjetër i një zyrtari tjetër, i cili thoshte jemi te fokusuar tek proceduar dhe jo te afatet.  Ky është leximi që i bëj unë këtyre zhvillimeve rreth 2030”, tha ai për “Abc News”.

nazarko be

Lini një Përgjigje