TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2023, 19:06

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së në Tiranë, qytetarët protestë para Presidencës; kundërshtojnë ekstradimin e Dritan Goxhajt

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së në Tiranë,

Ditën e sotme një grup qytetarësh kanë dalë në protestë para Presidencës kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Dirtan Goxhajn, ish anëtar i UÇK-së, i arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.

Me sloganin “Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, qytetarët e mbledhur para Presidencës janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm, teksa kanë kundërshtuar ekstradimin e tij.

Avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

Gjithashtu kujtojmë se më herët, më 17 gusht, u mbajt një tjetër protestë në mbështetje të Goxhajt, tek Ministria e Drejtësisë.

protestë drtian goxhaj

Lini një Përgjigje