TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2023, 20:30

Skandali me sterilizimin, lindjet natyrale u deklaruan si lindje me operacion; koncesionari përfitoi 400 mln lekë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me sterilizimin, lindjet natyrale u deklaruan si lindje me operacion;

Nuk kanë fund skandalet me aferën e koncesionit e Sterilizimit. Përveç faljes së faturave të ujit dhe dritave, institucionet publike kanë manipuluar shifrat e ndërhyrjeve kirugjikale për të çuar më shumë lekë te koncesionari.

Një dokument i publikuar nga portali “Web Lajm”, tregon se lindjet natyrale që janë bërë në maternitetet e vendit, janë llogaritur si ndërhyje kirurgjikale, duke bërë që koncesionari të përfitojë 400 milionë lekë.

Nga informacionet e dërguara nga Fondi, në parashikimin e numrit të ndërhyrjeve sipas spitaleve, rezulton se nga dokumentet standarde të Koncensionit, shumatorja e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale për çdo spital rezulton të jetë rreth 63 mijë në vit, ndërkohë në Aneksin 1 të Kontratës së Konçensionit janë parashikuar 50 mijë ndërhyrje vjetore.

Në numrin e mësipërm (63 mijë) nuk janë përfshirë ndërhyrjet për lindjet natyrale, ndërkohë në pikën 10.2 të Kontratės së Konçensionit parashikohet faturimi edhe për këto ndërhyrje.

Referuar numrit të raportuar të lindjeve natyrale nga spitalet, vetëm përfshirja në shërbim e këtyre ndërhyrjeve, vlera e pagesave nga Konçensionarit rritet me rreth 400 milionë lekë në vit”, thuhet në dosje.

SPAK pak kohë më parë arrestoi biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj. Ndërkohë që vijojnë hetimet për ish-ministrin Ilir Beqaj, i cili arriti të qëndronte larg burgut.

Skandali me sterilizimin, lindjet natyrale u deklaruan si lindje me operacion;

Lini një Përgjigje