
Një operacion i koordinuar ndërkombëtar ka zbuluar “Matrix”, një aplikacion që përdoret nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme.
Për të folur në lidhje me këtë shërbim mesazhesh që përdoret nga grupe kriminale, ishte i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.
Si një platformë e kushtueshme, Karamuço foli dhe për çmimin që paguhet për “Matrix”.
“Për të patur platformën “Matrix”, pagesa për 6 muaj ishte mesatarisht 6 mijë e 500 dollarë, por gjënë më të sofistikuar sistemi kishte blerjen e saj me anë të kriptomonedhave, kjo duke bërë të mundur dhe mos identifikimin e abonentëve”, tha Karamuço.
I pyetur nëse mund të ekzistonin mundësitë që ky aplikacion të jetë përdorur nga politikanë, gjyqtarë apo policë, Karamuço nuk përjashton faktin se dhe këta të fundit mund të përfshihen.
“Më së shumti, sipas raportimeve ndërkombëtare aplikacioni është për kriminelët, të botës së errët, të vrasësve apo trafikantëve. Në mesazhet e tyre nuk përjashtohet fakti se bëhen edhe nga aktorë të tjerë, duke filluar që nga organet vendore dhe ato qendrore, policia. Duam apo s’duam ne do të flitet dhe për këta emra”, shton eksperti.
Sipas tij, në realitetin tonë shqiptarë policët kanë qenë përdorues të ‘SKY’ dhe si rrjedhojë mund të jenë dhe të ‘Matrix’ tashmë.
“Në hetimet që zhvillohen, kemi policë që kanë pasur ‘SKY’ dhe pse jo mund të jenë zhvendosur njëkohësisht në këtë platformën e re për nivelin e lartë të sigurisë që ka, duke ndjekur kështu hapat e grupeve kriminale. Do jetë një surpizë e madhe dhe pres që ‘Matrix’ do të ketë rezultate dhe në Shqipëri. Kjo platformë do të nxjerrë një tjetër realitet”, theksoi Ervin Karamuço.
Lini një Përgjigje